
Kompania e bulmetrave ''Gjirofarm'' prodhon gjithmonë lajme vetëdemaskuese.
Në redaksinë e ''Pamfletit'' mbërriti sot një denoncim nga një qytetar, punonjës pranë kësaj kompanie, i cili është hequr nga puna në mënyrë të papritur dhe pa asnjë motivacion.
Punonjësi me iniciale A.T denoncon se mëngjesin e 6 Dhjetorit, dhe jo thjesht mëngjes, por në orën 06:45, ''pa dhjerë qentë'', është telefonuar nga Drejtori i njohur i ''Gjirofarmës'', Marko Konomi, ku i është komunikuar heqja nga puna pa asnjë arsye, thjesht për qejf.
Kur qytetari e pyet për arsyen, ai mundohet ta joshë për të mos e bërë publik skandalin dhe i ofron hedhjen në bankë të 3 pagave. Por këtu është një tjetër skandal sepse pagat as që kalojnë të plota në bankë sepse merren në të zezë.

Por nuk mbaron me kaq, sepse oferta për 3 pagat është edhe gjysmake, pasi i thotë që bëhet fjalë vetëm për gjysmën e pagës, aq sa dhe i deklaron në bankë.
Praktikisht nga 2.4 mln lekë të vjetra që i takojnë punonjësit për 3 muaj, i bie të merrte vetëm 1.2 mln lekë. Dhe kjo joshje është bërë me motivin që qytetari të nënshkruante largimin me dëshirë.
Qytetari nuk pranon dhe thotë se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kërkuar të drejtën e tij.
Por ka edhe një 'perlë' për të qeshur e për të qarë në këtë histori, takimin për largimin nga puna, qytetarit ja caktojnë në Kakavi.
Se ç'lidhje ka ai në Kakavijë, kur të gjitha veprimet dhe punën e kishte lidhur në Tiranë, vetëm ata e dinë, por dukshëm e kanë bërë që punonjësi të mos shkonte dot. Jo për gjë, por nuk kishte as plan të ikte në Greqi...
Mirëpo, ky i fundit nuk është vetëm sepse në këtë kompani kjo është praktikë e njohur. Edhe një tjetër rast denoncon të njëjtin fenomen, madje garanton dëshminë e tij të ngjashme si rasti në fjalë, vetëm për të demaskuar atë që ndodh në këtë kompani.
Denoncuesi i lartpërmendur, tashmë ka kontraktuar një avokat, ku fillimisht ky denoncim është dërguar në Inspektoriatin e Punës, në portalin e Bashkëqeverisjes, në media, si edhe do të vazhdojë në çdo rrugë të mundshme që i lejon ligji për të marrë të drejtën që i takon.
Skandali tjetër është se drejtuesit i thonë që me demek shkak është performanca e dobët, por siç thotë dhe avokati që flet vetëm me fjalën e ligjit, performanca shikohet në 3 mujat e parë, ndërsa ky punonjës ka nisur punhën në Shkurt të këtij viti dhe ky afat tashmë është tejkaluar.
Nga ana tjetër, skandal është edhe puna e kontratës, që punonjësi e ka firmosur kur ka hyrë në punë, por ajo tashmë është zhdukur për të fshehur shumë gjëra, por me siguri do ta shfaqin drejtuesit ''e zgjuar'' të ''Gjirofarm'', se nuk do ja ''fusin'' vetes që mbajnë njerëz në punë pa kontratë.
Pamfleti ka denoncuar vazhdimisht bëmat kriminale të mafiozëve administratorë, Pirro Karanxha dhe greku Antonios Ouzas, ku përveç përbërjes me fekale të qumështit, kosit, salcës së kosit dhe virusit vrasës “Escherichia Coli” në produktet e djathit, këto i riciklojnë si prodhime me gjoja qumësht natyral të freskët.
Vetëm në ditën e kontrollit në muajin Dhjetor 2020, në magazinën e “Gjirofarm”, u gjetën 4 ton bulmetra të skaduar të kthyer nga tregu dhe 1 ton në proces ri-përpunimi e ambalazhimi, si qumësht, djath, kos, salce kosi etj., si dhe 7 ton qumësht pluhur, vaj palme e niseshte.
Në këtë sasi mbetjesh, grupi i AKU konstatoi dhe produkte bulmetrash të skaduara me logo fabrikash greke të zonës Kallpaq-Janinë, zona ku jeton e ka biznes ushqimor Antonios Ouzas, ortaku grek i kompanisë “Gjirofarm” që prodhon bulmetra me fekale në Vrisera-Gjirokastër.
Raporti i shoqëruar dhe me fletë-gjobën 30 milionë lekë e bllokim prodhimi për 6 muaj.
Raste të tilla konstatimi, sekuestrimi e gjobitje ka pasur plot, por nga drejtësia ende ''nuk i ka hyrë gjemb në këmbë'' vrasësve të shqiptarëve.
Lini një Përgjigje