TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia10 Dhjetor 2024, 11:23

Tropojë/ Krye-bashkiakut Rexh Byberi iu dogj mandati më 9 nëntor; mungoi 3 muaj në detyrë si i arrestuar

Shkruar nga Pamfleti
Tropojë/ Krye-bashkiakut Rexh Byberi iu dogj mandati më 9 nëntor;
Raxh Byberi me Bablokun /

Sipas ligjit Këshilli Bashkiak është i detyruar të mblidhet brenda 3 ditësh kalendarike nga dita që kryebashkiaku Rexh Byberi plotësoi 3 muaj mungesë në detyrë; dhe nëpërmjet Prefektit të Kukësit, të njoftojë kryeministrin Edi Rama, ndërsa ky duhet ta shkarkojë dhe të njoftojë KQZ-në për të shpallur zgjedhjen e kryetarit të ri…

Në datën 9 shtator 2024, SPAK e ka shpallur në “Arrest shtëpie” Kryetarin e Bashkisë të Tropojë, Rexh Byberi, me Vendim Nr. 112, datë 6 shtator 2024 të Gjykatës së Posacme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Byberi i Tropojës, është marrë i pandehur nga SPAK, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” sipas nenit 248 parashikuar deri në 7 vite burg; për “Prerja e paligjshme e pyjeve” sipas nenit 205 parashikuar 1 vit burg; dhe “Shkatërrimi i pronës” sipas nenit 150 deri 3 vite burg.

Më 9 nëntor 2024, krye bashkiaku Rexh Byberaj ka plotësuar 3 muaj mungesë në detyrë; që do të thotë se ligjërisht e ka humbur mandatin e kryetarit dhe duhen bërë zgjedhje për kryetar të ri në Tropojë.

Sipas pikës “A”, të nenit 62 të ligjit, mbështetur në procedimin e tij penal, kryeministri Edi Rama duhej ta kishte shkarkuar krye bashkiakun e Tropojës për shkelje të Kushtetutës, betimit e ligjit gjatë ushtrimit të detyrës.

Tropojë/ Krye-bashkiakut Rexh Byberi iu dogj mandati më 9 nëntor;

Por kryeministri Edi Rama duhej ta kishte shkarkuar menjëherë, kur SPAK e GJKKO, vendosën për Rexh Byberin masën “Arrest shtëpie”; siç Babloku veproi me krye bashkiakun Shukri Xhelili të Dibrës, Elvis Roshin e Kavajës, Fatos Tushen e Lushnjes dhe Lefter Allën e Bulqizës.

Ndërsa në pikën “C” të nenit 62 të ligjit për pushtetin vendor, thuhet se Kryetarit të Bashkisë i mbaron mandati, kur ai nuk parqaqitet në detyrë 3 muaj radhazi, për çfarëdo arësye qoftë.

Kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Buberi, në datën 9 nëntor 2024, plotësoi 3 muaj radhazi pa u paraqitur në detyrë; madje sipas pikës “5” të nenit 61, ai është zëvendësuar nga zv/kryetarja dhe aktualisht nuk ka asnjë funksion në Bashkinë e Tropojës, pasi është në “Arrest shtëpie”.

Sipas ligjit, Këshilli Bashkiak është i detyruar të mblidhet brenda 3 ditësh kalendarike nga dita që kryebashkiaku Rexh Byberi plotësoi 3 muaj mungesë në detyrë; dhe nëpërmjet Prefektit të Kukësi, të njoftojë kryeministrin Edi Rama, ndërsa ky i fundit duhet ta shkarkojë dhe të njoftojë KQZ-në për të shpallur zgjedhjen e kryetarit të ri..

Kryetarit Rexh Buberi i ka mbaruar mandati në datën 9 nëntor 2024, ndërsa Këshilli Bashkiak i Tropojës, duhet të mblidhet brenda datës 12 nëntor 2024 dhe formalisht duhet të shpallë mbarimin e mandatit të tij.

Për të shpëtuar mandatin, i pandehuri Rexh Byberi doli nga arresti shtëpisë 5 ditë para skadimit të afatit dhe shkoi në Bashki, por marfeti i tij është 'nul'; ndërsa policia e Tropojës që ka detyrë mbikëqyrjen e tij, nuk raportoi në SPAK për shkeljen masës së arrestit.

Kryeminstri Edi Rama nuk po shkarkon nga detyra Rexh Byberin, ndërsa SPAK nuk po e çon në burg, për shkelje të masës “Arrest shtëpie” duke shkuar në zyrë./Pamfleti 

 

rexh byberi kryebashkiaku djegia e mandatit tropoja

Lini një Përgjigje