TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 7 Dhjetor 2024, 15:51

Emrat/ Blofi i Fatmir Xhafajt me komisionin antikorrupsion, si po na shet profesionistët shqiptarë si ekspertë të huaj!

Shkruar nga Pamfleti
Emrat/ Blofi i Fatmir Xhafajt me komisionin antikorrupsion, si po na shet
Fatmir Xhafaj

Më datën 28 tetor, komisioni ka marrë një vendim për atashimin e ekspertëve të huaj dhe ndërkombëtarë, por nëse shohim emrat, duket qartë që janë shqiptarë...

Nuk kanë fund bëmat e Fatmir Xhafajt. Përveçse po punon nën rrogoz me komisionin e ashtuquajtur antikorrupsion, duket se po tenton të na hedhë hi syve.

Xhafaj e shet komisionin si një nismë që do të fusë në hulli institucionet kushtetuese dhe do të luftojë korrupsionin. E për këtë arsye, ai ka marrë pas vetes 81 ekspertë të jashtëm, që do të asistojnë në këtë projekt. Pak ditë më parë u bë e ditur se këta ekspertë do të marrin afro 500 mijë euro nga buxheti. Por përveç kësaj, ka dalë në dritë një element i ri.

Gjithë këto kohë Xhafaj shprehej se do të kishte ekspertë të huaj që do të asistojnë. Të gjithëve na shkonte mendja te specialistë të sjellë nga ambasadat e huaja, me qëllim që të mbahej në shina ky komision, pasi ka zëra se synimi i tij është të zhbëjë Reformën në Drejtësi. Mirëpo në fakt nuk është ashtu. Ka qenë vetë Fatmir Xhafaj që ka afruar 23 ekspertë “të huaj”. Arsyeja që po e vendosim në thonjëza është se në fakt ata janë shqiptarë.

Më datën 28 tetor, komisioni ka marrë një vendim për atashimin e ekspertëve të huaj dhe ndërkombëtarë, por nëse ne shohim emrat, duket qartë që janë shqiptarë. Ajo që i bën ata të “huaj” është fakti se një pjesë kanë studiuar jashtë, një pjesë jetojnë jashtë dhe po ashtu pjesa më e madhe punojnë në shtete të ndryshme. Dikush duhet t’i thotë Fatmirit se kjo nuk i bën ata të huaj. Mund t’i quash nga diaspora, por nuk ka se si të jenë të huaj emra si: Helga Luku, Sabire Lici, Ermal Frashëri, etj.

Emrat/ Blofi i Fatmir Xhafajt me komisionin antikorrupsion, si po na shet
Vendimi i komisionit

Nëse bën një kërkim në internet secili prej tyre është profesionist në fusha të caktuara dhe janë vërtetë mendje të ndritura, por Xhafaj nuk ka pse të na i shesë si ekspert të huaj.

Arsyeja e një gjëje të tillë është se nesër kur të kritikohet rezultati i këtij komisioni, Xhafaj do thotë se u mbështet edhe nga ekspertët ndërkombëtarë. Por në fakt nga gjithë lista me 81 emra, askush nuk është i huaj, të gjithë janë shqiptarë.

Ky komision shihet me shumë skepticizëm. Opozita e ka braktisur, ndërsa ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë se ai nuk duhet të përdoret për të prekur Reformën në Drejtësi. Mirëpo plani i PS është që puna të vijojë deri pas zgjedhjeve, me shpresën se do të kenë siguruar 84 mandate në Kuvend dhe më pas të bëjnë çfarë të duan me ligjet. 

Ekspertët e huaj siaps Fatmir Xhafajt

1. As. Prof. Entela CUKANI

2. Dr. Vigjilenca Abazi

3. Helga Luku

4. Sabire Lici

5. Dr. Zamira Xhaferri

6. Av. Prof. Ersi Bozheku

7. Eltjon Mirashi

8. Dr. Ermal Frashëri

9. Romina Damini

10. Klentiana Mahmutaj

11. Renalda Beqiri

12. Dr. Darinka Piqani

13. As. Prof. Gentian Zyberi

14 Dr. Kushtrim Istrefi

15. Dr. Dorian Jano

16. Arnisa Tepelija

17. Edit Shkreli

18. Dr. Klodian Rado

19. Dr. Gentian Jahjolli

20. Sigi Dilaveri

21. Marta Ferro

22. Semir Sali

23. Gjergj Hasa

/Pamfleti

 

Lini një Përgjigje