
Ende nuk dihet, se cilët ndërtues të tjerë janë në këtë biznes mafioz, që ua krijoi si mundësi bashk-përfituesi Edi Rama, duke u dhuruar 810 mijë m2 truall shtetëror buzë detit te Porti Detar-Durrës, që nuk do paguajnë as 230 milionë Euro taksa lokale e qëndrore...
Në datën 31 janar 2023, u krijua shoqëria anonime ndërtimore e investuese “Durrës Marina Sh.A”, ku 33% aksione i ka qeveria shqiptare me kompaninë e saj “Albanian Seaports Development Company” dhe 67% i ka arabi Mohamed Alabbar me kompaninë e huaj offshore “Eagle Hills Real Estate Development”.
Është shoqëria e përbashkët, që do bëjë biznesin e ndërtimit të kullave, pallateve, hoteleve, qendrave tregtare, mbi 810 mijë m2 truall shtetëror në Portin Detar të Durrësit, të cilin qeveria ia ka dhuruar privatit.
Në këto ndërtime, u bënë akuza se janë përfshirë oligarkët e lidhur personalisht me kryeministrin Edi Rama dhe familjarët e tij, por ky i mohoi, duke thënë se këtë projekt do ta investojë dhe ndërtojë qeveria e Emiratave Arabe, pa patur asnjë shqiptar si investues e ndërtues.
Por gënjeshtra e parë e Bablokut, ka lidhje me faktin, se kullat e hotelet në Durrës, nuk do t’i ndërtojë Qeveria e Emirateve Arabe, por Mohamed Alabbar, si maskë e mafies offshore shqiptare, arabe, ruse, turke e serbe të bashkuar në këtë biznes.
Ndërsa gënjeshtra e dytë, ka lidhje me faktin, që ndërtuese nuk do jenë kompanitë që kanë ndërtuar Dubain e Katarin, por kompani ndërtimi të Shqipërisë me pronarë oligarkët e Bablokut dhe familjarë të qeveritarëve.
Investigimi i kryer nga “Pamfleti”, ka zbuluar se në ndërtimin e kullave, hoteleve e portit të jahteve “Alabbar-Rama” në Durrës, është futur kompania “Gener-2” e Bashkim Ulaj.
Nuk është rastësore, që Dhimitraq Mili, drejtori i ndërtimit të objekteve private e publike në kompaninë “Gener-2 Sh.p.k”, është emëruar administrator i shoqërisë që po ndërton “Dubain” Durrës me 15 mijë e 500 apartamante dhe 7 hotele e qendra tregtare.

Ky është emëruar administrator më 30 janar 2023, ditën që u krijua shoqëria “Durrës-Marina”, me 33% pronare qeverinë shqiptare dhe 67% arabin Mohamed Alabbar, me kompaninë offshore “Eagle Hills Real Estate Development”.
Sipas ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, drejtori Dhimtraq Mili i kompanisë së oligarkut Bashkim Ulaj, do jetë administrator te kompania e kullave “Rama-Alabbar” deri në datën 30 janar 2026, me të drejtë ri-emërimi deri në vitin 2030.
Nuk është rastësor, as fakti që kryetar bordi te kompania që do ndërtojë kullat në Durrës, është Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ndërsa anëtar është Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Aleks Marku, dhe zyrtarët e kryeministrisë, Erlis Hereni, Elira Kokona e Ermal Nufi.
Nga informacionet e ardhura, rezulton se Bashkim Ulaj, përveçse është ndërtues te “Dubai” në Durrës, është dhe investitor në 20% të projektit, ku sipas marrëveshjes, ka përfituar 20% të 2000 apartamenteve që janë shitur në ajër.
Ende nuk dihet, se cilët ndërtues të tjerë janë në këtë biznes mafioz, që ua krijoi si mundësi bashk-përfituesi Edi Rama, duke u dhuruar 810 mijë m2 trull shtetëror buzë detit te Porti Detar-Durrës, që nuk do paguajnë as 230 milionë Euro taksa lokale e qëndrore./Pamfleti
Lini një Përgjigje