TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 5 Dhjetor 2024, 13:16

Çudit Avokati: Ilir Meta është pa para, endacak pa shtëpi; më i varfër se nënë Selvia

Shkruar nga Pamfleti

Çudit Avokati: Ilir Meta është pa para, endacak pa shtëpi;

Se sa i varfër e sa pasuri të fshehura kanë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, te familjarë e të besuar të tyre, si Bes Kallaku, nënë Fatimja etj; këtë e dinë SPAK e FBI që i kanë zbuluar shumë pasuri, depozita në ar e llogari te parajsat fiskale në Panama, Qipro, Maltë, Dubai, Zvicër, Londër, Kroaci, Beograd, Mali i Zi e Kongo...

Gjatë 4 muajve të pranverës e verës, kur Ilir Meta mori malet nëpër fshatra e stane, përdori si pjesë të propagandës së tij demagogjike, pensionet e ulëta dhe varfërinë e popullit, një nënë të moshuar nga Skrapari, të quajtur Selvi.

Në çdo dalje televizive dhe në çdo banket nëpër ferma e resorte me “të fortët”, Ilir Meta thoshte: - “Partia e Lirisë do krijojë qeveri në shërbim të nënë Selvisë, që ajo të mos marrë më pension 5 mijë lekë, por dhe për të gjitha nënat që nuk kanë mundësi të ushqejnë e shkollojnë fëmijët”.

Në fakt, nënë Selvia, mbetur me pension lëmoshë që nga koha kur Ilir Meta ishte kryeministër e deri kryetar Kuvendi në pushtet me Edi Ramën; ka dëgjuar që gratë e Ilirit, Monika e nënë Fatimja, kanë shumë pasuri brenda e jashtë Shqipërisë, të siguruara me vjedhje.

Prandaj dhe Ilir Meta e Monika Kryemadhi, janë marrë të pandehur nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme, njeri nën masën “Arrest me burg” e tjetra me masën “Detyrim paraqitje”, me akuzat për korrupsion, vjedhje të fondeve e pasurive shtetërore, pastrim parash, mos deklarim dhe fshehje të tyre, me burim krimin ekonomik e financiar të kryer në bashkëpunim.

Mirëpo (Kujtim Cakrani), një nga avokatët mbrojtës të Ilir Metës, deklaroi, se Ilir Meta akuzohet si hajdut e i korruptuar, kur ai nuk ka as shtëpi e financa për të jetuar, dhe nuk ka asnjë pasuri të fshehur brenda e jashtë Shqipërisë.

Sipas deklarimit të avokatit, duhet të besohet se Ilir Meta me 33 vite në politikë dhe 15 vite kryeministër, zv/kryeministër, disa herë ministër, kryetar Kuvendi e President, qenka në aq mjerim ekonomik e i pa strehë, sa është më i varfër se nënë Selvija e Skraparit.

Ndoshta, ngaqë ishte i pastrehë e pa asnjë qindarkë në xhep, Ilir Meta flinte e ushqehej prej 1 viti, te një suitë luksoze te hoteli me “5 Yje” i trafikantit Lul Morina në Tiranë.

Dihet edhe se ku i gjente milionat për udhëtimet jashtë shtetit, për makinat luksoze, piknikët e ahengjet në resortet e Shqipërisë dhe për trimat që merrte me vete.

Logjikisht, nuk e beson askush që Ilir Meta është në varfëri ekstreme e endacak pa shtëpi, kur vjehrra e tij është me pallate e disa vila, kur Monika është me vilë luksoze në Lalz, me makina, apartamente e vila; madje dhe sekretarja e tij Elona Guri ka disa apartamente, vilë e lokal, ndërsa 3 fëmijët i studionin e jetonin në Londër.

Se sa i varfër e sa pasuri të fshehura kanë çifti Meta-Kryemadhi, te familjarë e të besuar të tyre si Bes Kallaku, Muarrem Berisha, nënë Fatimja etj. etj; këtë e dinë SPAK dhe FBI që i kanë zbuluar shumë pasuri, depozita në ar e llogari miliardash në parajst fiskale në Panama, Qipro, Maltë, Dubai, Zvicër, Londër, Koraci, Beograd, Mali i Zi e Kongo./Pamfleti

 

nënë selvia ilir meta pa para endacak avokati

Lini një Përgjigje