Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, RENEA ka zhvilluar një operacion të madh në qytetin e Shkodrës dhe në Shkozet të Durrësit.
Me urdhër të SPAK, forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle mbrëmjen e së mërkurës deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes (12 dhjetor 2024) me në në fokus banesat e personave me precedent penal.
Raportohet se deri në këtë fazë nuk ka të arrestuar, por janë gjetur materiale të tjera që janë sekuestruar, përfshirë dhe armë që do të ekspertohen nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.
Kontrollet janlë bërë në disa banesa të qytetit dhe të eksponentëve të krimit në zonën e Dobraçit, e cila njihet si zonë e fisit problematik Bajri.
Armët e sekuestruara do të dërgohen për ekspertizë nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.
Zyrtarisht nuk janë dhënë detaje nga Policia e Shtetit, ndërsa nuk konfirmohet të ketë patur persona të arrestuar në këtë operacion.
Ky është kontrolli i radhës i paraprirë nga disa kontrolle të tjera që pas atentatit të Dobraçit me 4 viktima, ku ende për këtë ngjarje nuk ka asnjë të arrestuar.
Si ndodhi masakra e 30 tetorit në Shkodër
Qyteti i Shkodrës u trondit pasditen e 30 tetorit 2024 nga një masakër në zonën e Dobraçit kur persona ende të paidentifikuar qëlluan nga një makinë drejt makinës, tip Benz S-Class, ku po udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati dhe një person i tretë që dyshohet se ishte i shumëkërkuari Ibrahim Lici.
Nga të shtënat makina që drejtohej nga Hamza Lici, 23 vjeç humbi kontrollin dhe përplasi motorin ku udhëtonin dy qytetarë të pafajshëm, çifti Flutura dhe Bashkim Basha.
Flutura Basha humbi jetën në vendngjarje. Ndërsa Arlind Bushati humbi jetën, po atë ditë pak orë më pas në spital . Tre ditë më pas vdiq në spital edhe Bashkim Basha.
Ibrahimi ka dalë nga makina i ka dhënë ndihmën e parë viktimave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka ardhur ambulanca.
Atentati me 4 viktima, në mesin e të cilëve 2 të pafajshëm, Flutura dhe Bashkim Basha, vijon të jetë akoma i pazbardhur, ndërsa hetimin për të e ka marrë Prokuroria e Posaçme për grup të strukturuar kriminal./ Pamfleti
Lini një Përgjigje