TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia12 Dhjetor 2024, 16:04

“ONE” në pikiatë pas skandaleve me ofrimin e shërbimit, humbet 180 mijë abonentë aktivë për një vit!

Shkruar nga Pamfleti

“ONE” në pikiatë pas skandaleve me ofrimin e

Sipas AKEP, numri i përdoruesve aktivë të rrjetit ONE ra nga 1.42 milionë që ishte në tremujorin e dytë vjet, në 1.24 milionë në tremujorin e dytë të këtij viti.

Të dhënat e fundit zyrtare nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike tregojnë se numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare u rrudh me me gati 8 për qind në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas AKEP, numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare zbriti 2.57 milionë vetë në fund të tremujorit të dytë, nga 2.79 milionë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia ka qenë veçanërisht e fortë për kompaninë ONE, e cila ka humbur 180 mijë abonentë ose 12.6 për qind të përdoruesve aktive vetëm në harkun kohor të një viti. Sipas AKEP, numri i përdoruesve aktivë të rrjetit ONE ra nga 1.42 milionë që ishte në tremujorin e dytë vjet, në 1.24 milionë në tremujorin e dytë të këtij viti.

“ONE” në pikiatë pas skandaleve me ofrimin e

Për Vodafone, rënia ka qenë më e përmbajtur. Gjigandi ndërkombëtar i telefonisë ka pësuar një rënie vetëm me 2.9 për qind të përdoruesve aktivë duke humbur vetëm 40 mijë abonentë.

ONE zbret sërish poshtë Vodafone

Në fillim të vitit të kaluar One Albania u bashkua me kompaninë tjetër celulare Albtelecom. Të dy kompanitë që u bashkuan në një vetme rezultuan me një bazë përdoruesish aktivë prej 1 milionë e 425 mijë vetë. Për të njëjtën periudhë, Vodafone regjistronte 1.36 milionë abonentë.

Por kryesimi i ONE në tregun celular nuk ka zgjatur më shumë se një tremujor. Kompania ka humbur me shpejtësi bazën e abonentëve të saj dhe në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, Vodafone kaloi sipër duke u bërë kompania më e madhe celulare në vend.

“ONE” në pikiatë pas skandaleve me ofrimin e

Kompania ONE nuk e kishte një shpjegim të qartë për rënien dyshifrore të abonentëve. Sipas saj, një pjesë e rënies lidhet me pastrimet e numrave, edhe pse të dhënat i referohen përdoruesve aktivë.

Në rastin e ONE, rënia e fortë duket se nuk lidhet vetëm me emigrimin, por edhe me një trend braktisje të kompanisë nga abonentët e saj. Shifrat tregojnë se një pjesë e abonentëve të Albtelecom nuk kanë preferuar të qëndrojnë në rrjetin ONE, veçanërisht pas probleme të shumta në verën e vitit të shkuar kur shërbimet e kësaj kompanie kolapsuan për shumë ditë. /Kapitali  

 

Lini një Përgjigje