TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia16 Dhjetor 2024, 11:32

Pse po shpejton ministrja/ Mirela e Bablokut, do mbyllë pazaret e plazheve para hoteleve, brenda dhjetorit 2024

Shkruar nga Pamfleti
Pse po shpejton ministrja/ Mirela e Bablokut, do mbyllë pazaret e plazheve
Mirela Kumbaro /

Është ministrja Mirela Kumbaro, ajo që do përzgjedh hotelet përfitues të plazheve për shezlonë, por dhe se sa sipërfaqe do përfitojnë e nëse duhet t’u lidhen kontratat e shfrytëzimit për 1, 2, 3, 4 apo 5 vite, afate që do varen nga pazaret e sekserëve të saj…

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka filluar pazarin e përvitshëm që ka në dorë, për shpërdarjen e plazheve dhe numrit të shezlonëve që do vendosen para çdo hoteli, buzë detit.

Por dhe për sezonin veror 2025, në vijën bregdetare do përdoret i njëjti marifet zaptimi, monopolizimi e ndarje sipërfaqesh të plazheve publike klinteliste, për ata biznesmenë që kanë lidhje me Bablokun, qeveritarët, kryebashkiakët e bregdetit dhe politikanët e lartë.

Por, për të bindur shqiptarët, se këtë herë nuk do ketë klientelizëm e zaptim plazhesh, Babloku ka nxjerrë një vendim qeverie me 16 tetor 2024, pas të cilit janë pëcaktuar të njëjtat skema abuzimi.

Për të realizuar këtë skemë zaptimi plazhesh. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka filluar lëvizjet më 15 nëntor 2024, me një njoftim drejtuar pronarëve të hoteleve në vijën bregdetare, të aplikojnë për sipërfaqe plazhesh para hoteleve të tyre.

Në njoftimin e Kumbaros, thuhet se aplikimet janë mbyllur në datën 15 dhjetor, por pronarëve të hoteleve, u lihet 7 ditë afat deri më 22 dhjetor, gjoja për të paraqitur dokumentat që kanë mangët.

Pse po shpejton ministrja/ Mirela e Bablokut, do mbyllë pazaret e plazheve

Sipas ligjit, aplikimet duhet të nisin e mbyllen brenda shkurtit 2025, ndërsa kontratat e plazheve duhet të lidhen brenda 31 marsit, sipas kriterit se sa shezlonë duhet të vendosen nga çdo hotel.

Por siç kuptohet, ministrja Kumbaro ka vendosur t’i mbyllë aplikimet brenda datës 22 dhjetor 2024, për të garantuar pazaret që ajo do bëjë me pronarët e hoteleve që kërkojnë plazhe.

Nuk është e vështirë të kuptohet, se nxitimi i Kumbaros, është lëvizje për të mbledhur rryshfetet para Vitit të Ri, ngaqë ndoshta, sipas mendjes së saj, nuk i dihet çfarë ndodh para zgjedhjeve të 11 majit, ngaqë ajo ka dëgjuar se mund të ketë ndryshime në qeveri e nuk do jetë ministre.

Xhambazja Mirela Kumbaro, ka krijuar dhe Grupin Teknik të Shqyrtimit të Aplikimeve për plazhe, që drejtohej prej saj, të përbërë nga vartës zyrtarë të Ministrisë Turizimit që varen po prej saj, të cilat do firmosin formalisht listat me fituesit që do hartojë ajo.

Me urdhër të Bablokut, ministrja Mirela Kumbaro, ka krijuar dhe Komitetin e Menaxhimit të Sezonit Turistik të drejtuar prej saj për menaxhimin e plazheve pas lidhjes së kontratave; ku anëtarë janë disa ministra, mes tyre Ogerta Manastirliu, Ervin Hoxha, Pirro Vëngu, ose më saktë, grupi që firmos pazaret me pasuritë shtetërore.

Por është Mirela e Bablokut, ajo që do përzgjedhë hotelet përfitues të plazheve për shezlonë, por dhe sa sa sipërfaqe do përfitojnë e nëse duhet t’u lidhen kontratat e shfrytëzimit për 1, 2, 3, 4 apo 5 vite, afate që do varen nga pazarët e sekserëve të saj.

Ndërsa resortet dhe hotelet e investitorëve strategjikë, nuk do aplikojnë për plazhe, mbasi ata i kanë zaptuar për 30 vite, falas e pa taksa, me vendime qeverie të personalizuara./Pamfleti  

mirela kumbaro pazaret e plazheve plazhet e hoteleve

Lini një Përgjigje