TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia14 Dhjetor 2024, 08:05

Cili kriminel, artist dhe oligark i ka mbetur Bablokut pa e shpallur investitor strategjik?

Shkruar nga Pamfleti
Cili kriminel, artist dhe oligark i ka mbetur Bablokut pa e shpallur investitor
Investitorët strategjikë të Ramës

Pse Rama shtyn edhe me dy vite ligjin për investimet strategjike?

Babloku duket se ka ndarë mendjen që të shpallë investitorë strategjikë të gjithë ata që i bëjnë fresk qeverisë. Zgjedhjet po afrojnë dhe tani i vetmi qëllim i mazhorancës është të sigurojë sa më shumë vota. Dhe pas bonusit për pensionistët dhe faljes së gjobave, ka ardhur dhe nisma e radhës: zgjatja  e afateve të ligjit për investimet strategjike. Një ligj kontrovers që më shumë i ka shkaktuar dëme vendit sesa ka ndihmuar në thithjen e investimeve.

Ligji duhej të mbyllte efektet në fund të dhjetorit, mirëpo në Kuvend ka shkuar befas një draft nga deputetja socialiste Pranvera Resulaj, ku synohet që të zgjaten efektet deri në fund të vitit 2026. Po ashtu ligji ka pësuar dhe disa ndryshime, me qëllim për të justifkuar dhe zgjatjen e efekteve.

Me anën e këtij ndryshimi synohet: të shtohen përcaktimet e reja sa i përket llojeve të vendimmarrjes së Komitetit të lnvestimeve Strategjike (KIS), të ndryshohet destinacioni i të ardhurave nga aplikimet për status duke kaluar në favor të buxhetit të agjencisë, shtohet nocioni i ndjekjes të projekteve të miratuara sipas planit të veprimit të projekteve të miratuara sipas vendimeve të KIS, ndryshohet dispozita e vënies në dispozicion të bregut te detit, i cili do të miratohet me Vendim të KIS pas vënies në funksion te strukturave turistike, zgjatet afati i paraqitjes se kërkesave nga subjektet investuese te interesuara për përfshirjen ne procedurat për përfitimin e statusit "Investim/ investitor strategjik, procedure e asistuar/e veyante", në zbatim te ligjit nr.55/20 15, "Për investimet strategjike ne Republiken e Shqiperisë", deri më datën 31 dhjetor 2026, si dhe bëhen rregullime në dispozitën kalimtare”, thekson zonja deputete në relacion.

Cili kriminel, artist dhe oligark i ka mbetur Bablokut pa e shpallur investitor

Por normalisht lind pyetja: A ka mbetur më njeri në këtë vend pa u shpallur investitor strategjik? Pëllumb Gjokën, Rama e bëri investitor strategjik dhe ai është sot në burg. Por ka plan ta zëvendësojë me një tjetër trafikant, si Lul Morina. Gaz Pajën dhe Turjan Hyskën po ashtu i ka shpallur investitorë. Nuk mund të harrojmë burrin e Olta Xaçkës. Si dhe një numër shumë të madh oligarkësh, matrapazësh, biznesmenësh të lidhur me PS, etj, etj.

Pra Babloku i ka qerasur të gjithë me prona në bregdet, duke u dhënë mundësi të bëjnë resorte dhe të hedhin beton kudo. Pse i duhet kjo zgjatje afatesh me 2 vite? Do presim e të shohim, por nuk është çudi që tani të shohim investitorë strategjikë gjithë llumin e politikës, të mediave, artit dhe padyshim krimit. /Pamfleti

 

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje