TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia16 Prill 2023, 13:37

Dokument/ Klodian Zoto, ortak me “Ndraghet’a” në PPP “ECO-Tirana”, me afat 84 vite

Shkruar nga Pamfleti
Dokument/ Klodian Zoto, ortak me “Ndraghet’a” në PPP
Klodian Zoto

Për të fshehur ortakërinë, grupi “Ndraghet’a” është përfaqësuar në “ECO Tirana” me firmën fantazmë “AGSM Holding ALBANIA”, e cila në fakt është vetë firma “AGSM VERONA”, filial i firmës “AMIA VERONA”, të sekuestruara nga drejtësia italiane në vitin 2021 për pastrim parash

Dokumentet që po publikojmë, provojnë se Landfilli i Tiranës nuk është vetëm në dorë të Klodian Zotos apo miqve të tij offshorë holandezë, por edhe në dorë të grupit mafioz “Ndraghet’a” me aktivitet në Verona.

Nëpërmjet firmave të tjera, që merren me pastrimin e mbetjeve urbane të krijuar fiktivisht në Shqipëri e Itali, Klodian Zoto dhe grupi “Ndraghet’a”, zotërojnë 49% aksione të kompanisë koncensionare “ECO-Tirana” në ortakëri me Bashkinë e Tiranës e cila ka 51% të aksioneve.

Ortakët italianë të “ECO-Tirana”, që siç e thamë janë mafiozët  veronezë të grupit “Ndraghet’a”; me Klodian Zoton janë lidhur nëpërmjet kompanisë fantazmë “ECO RECYCLING”, të krijuar më 12 korrik 2017.

Ortakët e saj kanë qenë “Meg Albania” me pronar Kamber Elezi nga Këlcyra që kishte 49% aksione, dhe “ECO-Tirana” e  përfaqësuar nga Bashkia Tiranë e italiani Diego Testi, përfaqësuesi i grupit “Ndraghet’a” me 51% aksione.

Më datë 13 shkurt 2018, “ECO RECYCLING” i shet aksionet e saj në masën 49%, kompanisë “Integrated Energy BV SPV” me pronar Klodian Zoton në vlerën 7.7 milionë lekë, duke u bërë ortak i 49% aksione me “ECO Tirana” të grupit “Ndragheta” dhe Bashkinë e Tiranës.

Dokument/ Klodian Zoto, ortak me “Ndraghet’a” në PPPDokument/ Klodian Zoto, ortak me “Ndraghet’a” në PPP

Për të fshehur ortakërinë, grupi “Ndraghet’a” është përfaqësuar në “ECO Tirana” me firmën fantazmë “AGSM Holding ALBANIA”, e cila në fakt është vetë firma “AGSM VERONA”, filial i firmës “AMIA VERONA”, të sekuestruara nga drejtësia italiane në vitin 2021 për pastrim parash.

Referuar dokumenteve që po publikojmë, në koncesionin “ECO Tirana” me afat aktiviteti për 84 vite deri në vitin 2010, që paguhet 6 milionë Euro në vit nga Bashkia e Tiranës për diferencim mbetjesh, ka ortakëri edhe Klodian Zoto në masën 24.8%.

Vjedhja tjetër që bëjnë Klodian Zoto dhe italianët e “Ndrageht’a”, janë 29 Euro/ton për mbetjet që depozitojnë në landfillin e Sharrës sikur nuk kanë lidhje me landfillin, kur pronar është Klodian Zoto, njëherazi ortak me italianët Renato Guarnieri, Frederico Berto, Diego Testi e Mirco Caliari në “ECO-Tirana”./Pamfleti

klodian zoto grupi “ndraghet’a” “eco tirana

Lini një Përgjigje