TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia14 Prill 2023, 12:41

"Marifetçinjtë" që etalon kanë vetëm paranë

Shkruar nga Pamfleti

"Marifetçinjtë" që etalon kanë vetëm

Në vazhdimësinë e asaj që ju kemi premtuar, kësaj here Pamfleti do të publikojë fakte si marifetçinjtë arrijnë të blejnë institucionet e vendit dhe të mos pyesin nëse ekzistojnë ligjet apo jo.

Kalvari i gjyqeve me këto pseudo kompani ishte shumë i gjatë, kjo e vërtetuar me data e vendime. Marifetçinjë sapo humbnin gjyqin në shkallën e dytë dhe apel, përgatisnin marifetin tjetër dhe konkretisht nga nr. 970878  që ishte  identiku i logos me produktin e kompanisë shqiptare, kaluan në versionin me nr. 1082916 me  të cilin punojnë edhe sot. Nga ky version nuk ndryshuan asnjeherë por vetëm i  ndryshojnë emrin dhe kaligrafi, dizajni dhe logo janë të njëjta si me "B52" ashtu dhe me 852 e më pas  me 8S2 të cilin na e sërvirin sot por që nuk kanë një pronësi.

"Marifetçinjtë" që etalon kanë vetëm

Drejtoria e  Markave dhe e Patentave  shprehet qartë se nuk mund të punohet me një markë  nëse  ka konflikt interesi me një markë tjetër dhe këtë përgjigje ua ka kthyer të gjithë institucioneve si: Drejtoria e  Përgjithshme e  Doganave, AMA, Drejtoria e Mbikqyrjes së Tregut, Inspektoriat i Mbrojtes së Konsumatorit,  AKU dhe të  gjitha ministrive përkatëse por askush nuk reagon. Imagjinoni një popull të  pambrojtur  vetëm e vetëm për përfitime, nuk pyetet nëse i  është  shkelur e drejta  apo i rezikohet shëndeti por mjafton që marifetçinjtë ia kanë  gjetur anën duke i  mbushur xhepat dhe  e  zeza bëhet e  bardhë dhe  vetëm ligji nuk funksionon. 

A e dini sa para i kanë kaluar avokates që mbrojti nëpër gjykata për jo më shumë se 4 shkallë nga kompania e famshme hollandeze? Plot 100 mijë euro. Një çudi holandeze e marifetçinjve pasi  një studio ligjore në vendin tonë  merr diku te 12-15 mijë euro. Marifetçinjtë çfarë nuk kanë bërë për të  na "hedhur hi syve", po avokati i famshëm që tani merret me çështjet juridike të kompanisë, a  mundet të na  tregojë ndonjë sekret se mbase ka dhe më  shumë çudira se paraardhësja e tij?

Sa mirë  do të  ishte që gjithë këto para që derdhen lumë për ti shpëtuar drejtësisë dhe për të krijuar  marifete të ja ofronin këtij populli si donacione dhe të  ndihmonin familjet në nevojë dhe nuk do lakoheshin e përmendeshin si kompani mashtruese. Sa  mirë do të ishte  të rindërtonin një nga ato zonat e prekura  nga tërmeti  e  jo të  korruptojë institucionet e vendit tonë për interesat e veta.  Me mbylljen e shkallëve të gjykimit në vitin 2017  pamë kalvaret e shumta me insititucionet për të bërë ekzekutimin e vendimit të  gjykatës së shkallës së lartë kryesisht te DPPI  ku ishte i nevojshëm  pajtimi i një kompanie përmbarimore  për të detyruar këtë institucion të ekzekutojë vendimin. Kaq e  vështirë është që institucionet tona  të  ekzekutojnë vendimet e formës së prerë?! Kaq mospërfillëse këto institucione për të zbatuar ligjin apo mos vallë rryshfeti i bën të tillë?  Ka  raste pafund  që për një kundrërvajtje ligjore njerëzit e thjeshtë përfundojnë pas hekurave ndërsa  kur një titullar institucioni  shkel ligjin për këtë shkelje pasurohet dhe nuk dënohet pasi këta janë të paprekshmit.

 Por a mundet që  të gjithë ne të bëhemi bashkë  për ti mposhtur këta marifetçinjë që kanë bërë si veten edhe institucionet shqiptare? Patjetër që duke i abandonuar produktet e tyre dhe duke i dhënë mbështetje  kompanive të ndershme që pak së paku kanë investuar në vendin tonë, çojmë nderin dhe emrin tonë kudo në botë duke konsumuar produkte Made in Albania.  Kështu do  të rrisim të ardhurat tona dhe do ti j apim leksion çdo turisti që vjen në Shqipëri që e duam dhe e respektojmë vendin tonë.  Po me "marifetçinjtë" çfarë do bëhej? Ata  do të ishin më të rregullt, do të respektonin ligjen dhe nuk do të na vrisnin me produkte që  nuk ua dijmë as gjenezën as ku mbushen kanaçet e tyre por do të ishin shumë strikt duke mos na nënvlerësuar duke luajtuar me  inteligjencën tonë. Dje B52 sot 8S2, por nga e  shpikën këtë avion kaq  shpejt kur skanë ndryshuar asnjë gjë prej gjëje? Si  lejohet kjo shkelje flagrante?  Kjo është një tallje me popullin tonë! Le ta  provojnë njëherë me shtetet e tjera dhe të shikonim nëse do  i lejonin. Le ta shesin në gjermani birrën e tyre të famshme me emër bavarez duke i ndërruar emrin në 8avaria e të shohim sesi do reagonin institucionet gjermane. Nuk besojmë se  do arrinin ti korruptonin edhe ata siç bëjnë në  Shqipëri ku na  sërvirin çfarë të duan e si të  duan  duke dalë me zë e figurë dhe duke thënë  se shkelim ligjin  e spyesim për ju. Si i  bien ndesh atyre gjërave që deklaruan para gjykatave apo  atje gjyqtarët kërkojnë fakte  ligjore e mbrojtje ligjore dhe para tyre duhet shprehur  se  8S2 nuk ka  lidhje me B52 por ama shqiptarëve i thonë se është e njejtë?  Kush i ha këto mashtrime?

Në vazhdimin e këtyre  zbulimeve do tentojmë të  gjejmë  një rrugë komunikimi me kompaninë shqiptare  që mban pronësinë e markës "B52", e cila na duket shumë e qetë ku me gjithë këto zullume nuk po i ndihet zëri. Të paktën të na japë disa të dhëna rreth kësaj historie të çuditshme që na  goditi një natë spektakli "Big Brother Albania", aty  ku kuptuam se pija që konsumonim për B52 në  fakt nuk ishte B52.  Gazetarët për shkak të profesionit e zbuluan këtë mashtrim por pjesa tjetër e  popullit vazhdon e konsumon për B52.  Duhet sensibilizim dhe do ta bëjmë që të gjithë ne mos të fyhemi nga të paudhët! 

b52 8s2

Lini një Përgjigje