TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia12 Prill 2023, 11:21

Raporti i BKH: Te “Victoria invest” e Fatmir Kuçit, mungojë 257 kg. tritol; gjurmët çojnë tek bandat kriminale

Shkruar nga Pamfleti
Raporti i BKH: Te “Victoria invest” e Fatmir Kuçit,
Fatmir Kuçi i Victoria Invest

Referuar mostrave të gjetura në disa atentate e shpërthime banesash në Elbasan, Tiranë, Durrës, Vlorë, Fushë-Krujë, Kurbin, Fier, Lezhë e Shkodër, gjurmët e hetimit kanë çuar drejt kriminelëve të Elbasanit, ndërsa lënda plasëse ka dalë nga magazinat e firmës “Victoria Invest”...

Pas arrestimit të Florenc Çekrezit nga Elbasani, për vendosjen e tritolit te vila e rivalit Talo Çela, u konstatua se Çekrezi punonte te kompania “Victoria Invest” e Fatmir Kuçit.

Më 19 tetor 2022, SPAK i kërkoi informacion me shkrim pronarit të kompanisë “Victoria Invest”, Fatmir Kuçi, nëse kishte dijeni që punonjësi i tij Florenc Çekrezi, kishte marrë lëndë plasëse tritol në magazinat e firmës, ose gjatë përdorimit të saj gjatë punimeve.

Biznesmeni Fatmir Kuçi, gjatë 1 muaji iu shmang kërkesës së SPAK, duke deklaruar se ishte për punime në Kosovë e Mali i Zi, me kompaninë tjetër “Victoria Invest International” që e ka rezidencën në Suharekë të Kosovës.

Në muajin dhjetor, Kuçi i ka kthyer përgjigje SPAK-ut, se nuk ka pasur dijeni, dhe që ishte i bindur që tritoli nuk ishte marrë në magazinat e kompanisë së tij dhe nuk ka as lidhje e njohje me  Florenc Cekrezin e të tjerë.

Por agjentët e anti- krimit të BKH, zbuluan se Fatmir Kuçi ka lidhje të ngushta me Florenc Çekrezin, me kushëririn e tij Elio Bitri e Nuredin Dumanin, të cilët i ka përdorur si “të fortë” për të mbyllur pazaret me rivalët dhe për të kërcënuar zyrtarët që nuk i jepnin tenderë.

Po kështu, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe raportit hetimor, SPAK ka provuar se sasia e tritolit që iu vendos banesës së Talo Celës, është marrë në magazinën e kompanisë “Victoria Invest” nga Florenc Çekrezi, i cili ia dhënë Nuredin Dumanit, ndërsa ky i ia ka dhënë Eljo Bitrit, Skerdi Tasit e Henrik Hoxhaj, për ta vendosur te banesa e Talo Çelës.

Rezulton se tritoli ka dalë nga magazina e firmës “Victoria Invest”, ndërsa agjentët ekonomik të BKH, kanë zbuluar se nga sasia totale, 257 kg. tritol e dinamit janë në librat hyrje-dalje, por nuk janë gjendje në magazinë.

Referuar mostrave të gjetura në disa atentate e shpërthime banesash në Elbasan, Tiranë, Durrës, Vlorë, Fushë-Krujë, Kurbin, Fier, Lezhë e Shkodër, gjurmët e para të hetimit kanë çuar drejt bandave të Elbasanit.

Punonjësit zjarrmëtarë të firmës “Victoria Invest”, kanë mbajtur kartela ditore të sasisë së tërhequr nga magazina, të përdorur e të rikthyer, ndërsa sasia 257 kg. është mangët në librat e magazinimit të firmës së trafikantit Fatmir Kuçi./Pamfleti

bkh victoria invest fatmir kuçi

Lini një Përgjigje