TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia10 Prill 2023, 11:51

A po e marrin rusët bregdetin e Borshit duke përdorur si maskë konsullin e Bangladeshit Shaban Xhabrahimi?

Shkruar nga Pamfleti
A po e marrin rusët bregdetin e Borshit duke përdorur si maskë
Ambasadori rus dhe Shaban Xhabrahimi

Agjencitë e sigurisë kombëtare, duhet të hetojnë nëse rusët po marrin bregdetin e Borshit me gjatësi 7 kilometër e sipërfaqe plazhi 210 mijë m2, nëpërmjet mikut të tyre Shaban Xhabrahimi, ndërtues në Shqipëri, rezident e posedues kapitalesh në Rusi dhe Konsull Nderi i Bangladeshit, të cilit më 11 qershor 2021, Edi Rama i ka dhënë leje zhvillimi për kompleks hotelesh, por pa deklaruar burimin e financimit    

Është detyrim ligjor i agjencive ligj zbatuese që merren me gjurmimin e krimit dhe sigurinë kombëtare, të hetojnë lidhjet reale që ka me shërbimet e oligarkët rusë, ndërtuesi Shaban Xhabrahimi, i cili është edhe Konsull Nderi i Bangladeshit, me mandat e imunitet diplomatik të dhënë nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Më 6 prill, “Pamfleti” publikoi fakte lidhjesh biznesi, që ndërtuesi Shaban Xhambrahimi ka pasur e ka me ish-Ambasadorin e Rusisë në Aleksandër Karpushin, dhe për vizitat që vazhdon bën te Ambasada Ruse, si mik i preferuar i ambasadorit të ri Mihail Yurevich Afanasjev.

Nuk e dimë, se çfarë e lidhi Shabanin e Saukut me krye diplomatin rus në Tiranë dhe çfarë punësh bën me ta në Shqipëri e kur shkon në Rusi apo kur takohen në Bjellorusi, Turqi e Azerbajxhan, por Shabani ka filluar t’u tregojë resortin 48 mijë m2 me hotele, që po ndërton te fusha buzë detit në Borsh dhe projekte tjera atje që do ia japë Babloku.

Ka informacione nga SHISH, Drejtoria e Parandalim- Pastrimit të Parave e indicie të tjera të shërbimeve, se Shaban Xhabrahimi është maska e rusëve në Borsh, mbasi përveç lidhjeve që ka me shefat e Ambasadës në Tiranë, ai nuk ka deklaruar vlerën e investimit të resortit, por as burimin financiar.

Dyshimet krijohen nga fakti, se rusët e veshur me mantel diplomatik, po ndjekin ecurinë e projektit të tij turistik në Borsh, ndërsa kompania “Grand Hotel Borshi” që e financon dhe e zhvillon resortin, rezulton me humbje në 3 vitet e fundit dhe ka vetëm një punonjës me pagë minimale, që është bosi e konsulli Shaban Xhabrahimi.

Përveç kësaj, dyshime që duhen hetuar janë 16 parcela toke me sipërfaqe totale 19 mijë m2 te fusha buzë detit në Borsh, të cilat kanë kaluar në pronësi të firmës “FAB Construction Sh.p.k” të Shaban Xhabrahimit nga Sauku e firmës “A. TOTO” sh.p.k. me pronar Andrea Toto nga Fushë Kruja, por janë në bllokim e hetim për skemë grabitjeje e blerje me para të zeza.

A po e marrin rusët bregdetin e Borshit duke përdorur si maskë

Po kështu, këto dy firma ortake te resorti “Grand Hotel Borshi”, kanë edhe 14 parcela toke te fusha bregdetare e Borshit, por pa letra, të cilat i kanë bërë pjesë të kompleksit të hoteleve, siç kanë dalë jashtë projektit, duke “kafshuar” 20 m2 gjerësi tokë shteti buzë detit.

Ja parcelat e tokave të dyshimta në Borsh, ku po ndërtohet “resorti i rusëve” siç e quajnë banorët e Borshit, të cilat, Shaban Xhabrahimi gjoja ia ka dhënë në përdorim për 99 vite ortaku Andrea Toto nga Fushë-Kruja e anasjelltas,

1. Pasuria 168/5 lloji tokë arë 1777 m2 me pronar shoqërinë “FAB Construction” sh.p.k.

2. Pasuria 168/12, lloji tokë arë 2000 m2 me pronar shoqërinë “FAB Construction” sh.p.k

3. Pasuria 168/16, lloji tokë arë 1000 m2 me pronar shoqërinë “FAB Construction” sh.p.k.

4. Pasuria 168/20 lloji ullishte 500 m2 me pronar shoqërinë “A. TOTO” sh.p.k.

5. Pasuria 168/25, lloji tokë arë 666.67 m2 me pronar shoqërinë “FAB Construction” sh.p.k.

6. Pasuria 168/26 lloji tokë arë 666.67 m2 me pronar shoqërinë “FAB Construction” sh.p.k.

7. Pasuria 168/27 lloji tokë arë 666.67 m2 me pronar shoqërinë “A. TOTO” sh.p.k.

8. Pasuria 168/28, lloji tokë arë 2230 m2 me pronar shoqërinë “A. TOTO” sh.p.k. 

9. Pasuria 92/22 lloji tokë arë 2800 m2 me pronar shoqërinë “FAB Construction” sh.p.k.

10. Pasuria 92/23 lloji tokë arë 200 m2 me pronar shoqërinë “FAB Construction” sh.p.k.

11. Pasuria 168/31 lloji tokë arë 1000 m2 me pronar shoqërinë A. TOTO” sh.p.k.

13. Pasuria 168/14 lloji tokë arë 2000 m2 me pronar shoqërinë A. TOTO” sh.p.k.

14. Pasuria 168/15 lloji tokë arë 2000 m2 me pronar shoqërinë A. TOTO” sh.p.k.

15. Pasuria 168/30 lloji tokë arë 1000 m2 me pronar shoqërinë A. TOTO” sh.p.k.

16. Pasuria 92/11 lloji tokë arë 2000 m2 me pronar shoqërinë A. TOTO” sh.p.k.

Çudi është fakti, se leja e zhvillimit është dhënë më 11 qershor 2021 me firmën e  Edi Ramës, por pas 25 ditësh, Shaban Xhabrahimi ka blerë nga ortaku 19% aksione të kompleksit “Grand Hotel Borshi” me vlerë 170 Euro, ndërsa ortaku i ka dhuruar për 99 vite 8 parcela toke. (Vijon)/Pamfleti

A po e marrin rusët bregdetin e Borshit duke përdorur si maskë

 

 

shaban xhabrahimi bregdeti i borshit rusët konsulli i bangladeshit

Lini një Përgjigje