
Nga miqësia dhe lidhjet misterioze me ish-Ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Karpushin dhe ende vizitor i shpeshtë preferencial në selinë e kësaj ambasade; te pazaret ndërtimore me Bablokun, që i ka lënë zonë të lirë për investime miliona Euro për hotele, pallate e vila përgjatë fushës bregdetare të Borshit, ndërkohë që kompania e konsullit Shaban Xhabrahimi, rezulon me humbje prej disa vitesh. Ku i gjen financimet?
Nuk ka shpëtuar prej betonizimit as fusha buzë detit në Borsh, ku me lejen e Bablokut të qeverisë e “amin” të Goros së Bashkisë Himarë, ka filluar “tajfuni” i ndërtimit të hoteleve, vilave e pallateve që po zhdukin zonën e gjelbër e ullinjt shekullor dhe kanë filluar të “kafshojnë” rërën.
Ndërtuesi që po betonizon bregdetin e Borshit, është Konsulli i Nderit të Bangladeshit në Shqipëri, Shaban Xhabrahimi, me firmën “FAB Construction”, të maskuar pas firmës “Grand Hotel Borsh”, ku të parën e përdorë si logo për të marrë lejet e ndërtimit, ndërsa tjetrën e përdor si financuese e për bilance false në tatime.
Më 11 qershor 2021, Babloku si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, në shkelje të ligjit për territorin e ligjit për bregdetin, i ka bërë një nder Konsullit të Nderit të Bangladeshit, Shaban Xhabrahimi, duke i dhënë leje për hotele e pallate plazhi 1-5 kate përgjatë bregdetit në Borsh.
Kjo leje zhvillimi, që është bërë Leje Ndërtimi nr. 144, datë 15 dhjetor 2022, i është dhënë firmës “Grand Hotel Borsh” sh.p.k.”, me ortak konsullin Xhabrahimi nga Tirana dhe një person me emrin Andrea Toto nga Fushë-Kruja, por në fakt është firma “FAB Construction” në pronësi 100% të konsullit.

Çudia është, se këtë kompleks që kushton miliona Euro, po e investon e ndërton firma “Grand Hotel Borsh” sh.p.k.”, e cila për vitet 2020, 2021 e 2022, ka deklaruar bilance me humbje financiare, ndërkohë që para marrjes së lejeve të ndërtimit për hotele, pallate, resort e madje për shtëpi banimi, duhen deklaruar burimet financiare të investimit me fatura bankare.
Mbase Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave, mund ta dijë se ku i gjen miliona Euro Konsulli i Nderit të Bangladeshit, Shaban Xhabrahimi dhe ortaku i tij me firmën “A.Toto Sh.p.k”, që ka si objekt aktivitet mermeri, por nuk ka bilance.
Nuk e dimë nëse do bëjë ndonjë hetim SPAK, por dimë që Konsulli i Nderit të Bangladeshit, 6 muaj para marrjes së lejes së zhvillimit nga babloku dhe 10 muaj para marrjes së lejes së ndërtimit, mbuloi me zhavor fushën buzë detit në Borsh e hapi themelet.
Por dimë, që konsulli ndërtues Shaban Xhabrahimi, ka patur miqësi e lidhje misterioze me ish-Ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Karpushin, i cili e përzgjodhi për ndëritmin e Ambadadës Ruse Tiranë, dhe është ende vizitor i shpesht preferencial në selinë e kësaj ambasade.
Nuk është rastësi, as lidhja e tij në pazare ndërtimore me Bablokun, që i ka lënë zonë të lirë për invetime miliona Euro për hotele, pallate e vila përgjatë fushës bregdetare të Borshit, nëpërmjet firmës që rezulon me humbje prej disa vitesh. Ku i gjen financimet?
Më 15 shkurt 2022, para se betonizonte fushën, të shkulte ullinjt shekullor, të zgjeronte sipërfaqen e ndërtimit dhe shtynte themelet e kompleksit 20 metër më afër bregut të detit, Shaban Xhabrahimi i dhuroi Policisë së Shtetit kompjutera e 1 qendër fonie të lëvizshme me vlerë 4800 Euro, siç duket për të mos e ngacmuar që ka shkelur projektin edhe si numër katesh.
Por si është historia e pronësisë së 13 parcelave tokë buzë detit në Borsh? Këtë do ta sqarojmë në vijim, madje edhe shit-blerjen e 19% aksione të “Grand Hotel Borshi” me vlerë 19 mijë lekë brenda ortakëve, vetëm 1 muaj pasi konsulli Xhabrahimi kishte marrë lejen e ndërtimit./Pamfleti



Lini një Përgjigje