TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 4 Prill 2023, 12:08

Elbasan/ Gledian Llatja ditën lyp vota, natën vjedh taksa: 600 milionë lekë tenderë për landfillin

Shkruar nga Pamfleti
Elbasan/ Gledian Llatja ditën lyp vota, natën vjedh taksa: 600
Gledian Llatja

SPAK duhet ta hetojë për vjedhje, sepse prej 4 vitesh në krye të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja me 3 diploma të marra brenda 1 viti, po zbaton “përvojën” e hajdutërisë, të fituar si drejtor i licencave, kontratave e Drejtor Juridik në Agjencinë e Burimeve Minerare...

Më 2019-ën, Gledian Llatja u bë krye bashkiak i Elbasanit pa garë ngaqë në zgjedhje ishte vetëm PS, ndërsa më 14 maj votimi në këtë bashki, do bëhet elektronik dhe ai duhet të masë forcat reale me vota.

Duke ditur që në këto zgjedhje, Llatja nuk ka në krahë Taulantin me bandat Sanxhaktari, Çapja, Çela e Sharra, ka menduar të blejë vota, me milionat që vazhdon të vjedh nga tenderët e sajuar enkas për fushatën e për të mbushur xhepat.

Një nga burimet më të sigurta financiare, Gledian Llatja ka landfillin, me të cilin vazhdon vjedh dërrçe taksat e qytetarëve të Elbasanit, duke menduar se do t’i mbulojë tymi i plehrave.

Më 30 mars 2023, Llatja i Çapjeve e Çelajve, ka bërë 5 tenderë për landfillin, të cilët, sipas dosjes që ka “Pamfleti”, janë bërë edhe në muajt gusht-shtator 2022, por tani me kosto 30% më shumë ngaqë janë zgjedhjet.

Elbasan/ Gledian Llatja ditën lyp vota, natën vjedh taksa: 600

Tenderi i parë, është me vlerë 468 milionë lekë me TVSH, me objekt “Shtyrje mbetjesh në hyrje të inceneratorit të Elbasanit për 10 muaj me  fadroma me qira; kur së pari, inceneratori nuk punon; dhe së dyti atje janë 4 fadroma e buldozerë të rinj, pronë e shtetit.

Ky tender do bëhet 25 ditë para zgjedhjeve, por çudia është, se përse i bën tenderët Gledian Llatja me kompaninë shtetërore “ECO-ELB”, kur landfilli dhe inceneratori i Elbasanit është ende i sekuestruar nga SPAK, dhe financiarisht menaxhohet nga Ministria e Ekonomi-Financave.

Tenderi i dytë është 29 milionë lekë me TVSH, me objekt “Blerje materiale elektrike” për landfillin, i cili do zhvillohet më 6 prill, ndërsa pagesa do bëhet në datën 16 prill 2023, pa pritur as afatet e ankimimit.

Tenderi i tretë është me vlerë 18 milionë lekë me TVSH, me objekt “Blerje printer, fotokopje, kompjuter dhe pajisje të tjera elektronike për zyrën e drejtorit të landfillit”; por së pari, drejtoria e landfilit nuk varet nga  Llatja i Elbasanit e as nga shoqëria ECO-ELB; dhe së dyti, krejt zyrat i ka kompletuar Ministria e Financave si administruese, me tender 108 milionë lekë.

Tenderi i katërt është 42 milionë lekë me TVSH, por pa specifikuar objektin; ndërsa tenderi i pestë i është dhënë personit fizik “Gentian Sadiku” me vlerë 43 milionë lekë me TVSH, për “Blerje mallra për landfillin”, pa deklaruar çfarë mallrash janë blerë.

Kujtojmë, që tenderi për shtyrje mbetjesh me fadroma në incenerator, është bërë edhe 2 herë të tjera gjatë vitit 2022, me vlera 232 milionë e 204 milionë lekë, për të cilat qytetarët e Elbasanit duhet të pyesin kryetarin Gledjan Llatja se ku kanë përfunduar.

Ndërsa SPAK duhet ta hetojë për vjedhje, sepse prej 4 vitesh në krye të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja me 3 diploma të marra brenda 1 viti, po zbaton “përvojën” e hajdutërisë, të fituar si drejtor i licencave, kontratave e Drejtor Juridik në Agjencinë e Burimeve Minerare, dhe në pazaret me rrugët e energjinë, gjatë 2 viteve Drejtor Kabineti i Ministrisë së Infraktukturë- Energjisë deri në prill 2019./Pamfleti

gledian llatja ditën lyp vota natën vjedh taksa

Lini një Përgjigje