TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 2 Prill 2023, 11:41

“Bankers” mashtron për mbetjet kancerogjene, loja me fabrikën e çimentos “Antea” Fushë-Krujë

Shkruar nga Pamfleti
“Bankers” mashtron për mbetjet kancerogjene, loja me
Bankers Petrolium

Grup mafioz që ka gjetur “shesh e bën përshesh” në Shqipëri, duke pasur mburojë krerët mafiozë të shtetit, të cilëve prej 20 vitesh u dhuron çeqe financiare, dhe është lënë i lirë të vjedhë miliarda euro naftë pronë shteti, pa paguar asnjë cent detyrim

Më 31 mars, “Bankers” bëri një mashtrim tjetër publik, duke thënë se pas 24 vitesh biznes (vjedhje nafte), ka gjetur zgjidhjen për evadimin dhe asgjësimin e mbetjeve të lëngëta e të ngurta që dalin nga procesi i nxjerrjes e depozitimit të naftës.

“Bankers” mashtron për mbetjet kancerogjene, loja me
Ndotja

Drejtori kinez i “Bankers”, Huanqin Xiao, tha se prej disa ditësh, mbetjet hidrokarbure po çohen dhe digjen në furrat e fabrikës së çimentos “Antea” Fushë-Krujë, por ky është mashtrim, mbasi atje nuk është çuar asnjë ton mbetje.

Së pari, sepse “Bankers” nuk ka leje nga Ministria e Mjedisit për transport mbetjesh hidrokarbure në mjedise publike jashtë zonës së prodhimit, dhe as për t’i djegur te fabrika e çimentos në Fushë-Krujë.

“Bankers” mashtron për mbetjet kancerogjene, loja me
Antea Cement

 

Së dyti, as fabrika e çimentos nuk është e autorizuar nga Ministria e Mjedisit, për të pranuar mbetjet e “Bankers”, ndërkohë që nuk ka as kontratë me “Bankers” për procesin e djegies.

Së treti, kompania “Bankers” dhe asnjë subjekt tjetër në Shqipëri, madje as “Albpetrol”, nuk ka kamionë specifik hermetik, të certifikuar për transportuar mbetje hidrokarbure.

Mashtrimi i dytë, është ky: Drejtori kinez i “Bankers”, Huanqin Xiao, tha në mediat e paguara të Fanes e Sandrit, se do ndërtojnë impiant trajtimi të mbetjeve hidrokarbure në fushën e zonës Patos-Marinzë, por realisht ky projekt është ndaluar nga qeveria më urdhër të BE, mbasi ka metodologji primitive, të rrezikshme e brenda qendrave të banuara.

Kujtojmë, që më 11 janar 2022, IKMT pezulloi aktivitetin prodhues të “Bankers” pa afat, deri në largimin e mbetjeve nga zonat e puseve, ndalimin shpërthimeve me lëndë plasëse dhe eleminimin e rezervuarëve të hapur me naftë në fshatrat Kallm, Zharrëz e Marinzë.

Por me urdhër të kryeministrit Edi Rama, vendimi i IKMT u hodh në kosh, duke lejuar aktivitetin e “Bankers” dhe duke i hequr gjobën 20 milionë lekë, ndërsa mbetjet vazhdojnë hidhen e lihen në natyrë pranë zonave të banuara.

Në vijim, do publikojmë një informacion zyrtar të Ministrisë së Financave, lidhur me mashtrimin me letra false që bën “Bankers”, sikur gjoja prej 18 vitesh, i ka paguar shtetit 1.7 miliardë Euro taksa, rentë minerare, taksa qendrore e bashkiake, akcizë e sigurime shoqërore./Pamfleti

bankers petrolium antea cement hija e një mashtrimi ndotja

Lini një Përgjigje