TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia30 Mars 2023, 12:54

Lajla Përnaska, stilistja e kollareve të Bablokut, vë “kollaren” e Shpëtim Idrizit për Bashkinë e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Lajla Përnaska, stilistja e kollareve të Bablokut, vë
Erion Veliaj dhe Lajla Pernaska

Nuk e dimë nëse në CV e saj, do ta deklarojë apo jo titullin e lartë që i ka vënë vetes “Ambasadore e Modës në Shqipëri” dhe të ardhurat si stilistja e kollareve të Bablokut, por me psiko- deliret “lajle-lule” që po manifeston dhe me partinë e Shpëtim Idrizit, "nënë" Lajla do marrë më pak vota se sa kollare ka shitur gjatë 7 viteve

Ish-deputetja e Sali Berishës dhe e partisë së Fatmir Mediut në vitet 2005-2013, ka vendosur t’i ri-futet politikës, duke kandiduar për Kryetare e Bashkisë Tiranës.

Këtë herë Lalja Përnaska i ka “larë duart” me Saliun dhe ka zgjedhur të kandidojë me siglën e partisë doganore PDIU të Shpëtim Idrizit, duke deklaruar se është futur në garë për të mposhtur Erjon Veliajn, Belind Këlliçin, Roland Bejkon dhe marksistin Arlind Qorri.

Megjithëse nga karriera nëpër poste politike, ka hequr dorë qysh pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, kur e mbylli egon e ciklin me 117 vota si kandidate e LZHK nga lista e PD në Tiranë, Lajla e 6 OJF-ve, ka vendosur të fitojë Bashkinë e Tiranës me partinë e Shpëtim Idrizit.

Për t’u bërë kryetare e Bashkisë së Tiranës, Lalja Përnaska braktisi punën si stiliste dhe rrobaqepëse e kollareve të Edi Ramës, për të cilat kishte hapur dyqanin “ONUS”, ku kollaret i blinin vetëm ministra, deputetë, drejtorë, krye bashkiakë, kryetarë të degëve të PS  e patronazhistë, që të ishin me shijet e Bablokut.

Para 2 javësh, Lajla Përnaska deklaroi te televizioni i Fanes, se i janë rikthyer idetë e energjitë rinore, për t’u bërë Kryetare e Bashkisë së Tiranës dhe kishte oferta nga partitë e mëdha politike.

Po nuk kishte vendosur, me cilën parti ta përfaqësonte figurën, potencialin dhe idetë e saj shkencore, politike e intelektuale, mes të cilave përmendi dhe idenë e bashkëpunimit të shkëlqyer 7-vjeçar me Edi Ramën në artin e kollareve.

Nuk e dimë nëse në CV e saj, do ta deklarojë apo jo titullin e lartë që i ka vënë vetes “Ambasadore e Modës në Shqipëri” dhe të ardhurat si rrobaqepëse e kollareve të ideuara prej Bablokut, por me psiko-deliret “lajle-lule” që po manifeston dhe me partinë e Shpëtim Idrizit, “nënë” Lajla do marrë më pak vota se sa kollare ka shitur gjatë 7 viteve.

Por përveç kollareve, në vijim do tregojmë çfarë “punësh” të tjera ka bërë e po bën realisht Lajla Përnaska, me firmat hije “FP Capital Virtus”, “King Kong Construction” që janë pa bilance në tatime, e me disa OJF të lidhura me qeverinë dhe familjen e Bablokut./Pamfleti

lajla pernaska bashkia e tiranës edi rama kollari

Lini një Përgjigje