Largoi Dritan Lelin e Vlorës dhe kandidoi Ermal Dredhën e Gramoz Ruçit, si një hajdut i ri potencial. Largoi Ardian Gurmën e Sarandës që ishte “lepe-peqe”, por duhej Oltjon Çaçi, një pazarxhi trafiqesh me nofkën “Lulja e Golemit”, ngaqë është ortak hotelesh e pallatesh me një mik afër Edi Ramës; si dhe Fredi Kokoneshin e Divjakës, me të cilin i dha një goditje e fortë Erjon Braçes, për të fuqizuar Taulant Ballën si “beun” e zonës
Krye-socialisti Edi Rama dhe “Mon Kukaleshët” e tij ministra e deputetë drejtues politik në qarqe, larguan 14 kryetarë të bashkive të vogla periferike dhe 3 krye bashkiakë “armiq” në zona bregdetare, për të krijuar imazhin sikur bënë pastrimin e “bejlerëve” të “qelbur” në zullume.
Në fakt, larguan kryetarët që edhe po të donin të vidhnin, nuk kishin asnjë mundësi, ngaqë qeveria u çonte vetëm fondet për paga, energjinë, materiale kancelerie dhe “qindarka”, ndërsa taksat nuk mjaftonin as për ngrohjen e shkollave.
Ndërsa nga bashkitë e mëdha, largoi Dritan Lelin e Vlorës që e shpalli armik dhe kandidoi Ermal Dredhën, vëllain e dhëndrit të Gramoz Ruçit, si një hajdut i ri potencial dhe garant për të zbatuar çdo urdhër e firmosur çdo pazar.
Largoi Ardian Gurmën e Sarandës megjithëse ishte “lepe-peqe”, por duhej kandiduar Oltjon Çaçi, një hajdut i ri me nofkën “Lulja e Golemit”, ngaqë është ortak hotelesh e pallatesh me një person shumë afër Edi Ramës.
Largoi dhe Fredi Kokoneshin e Divjakës, me të cilin Babloku i dha goditje të fortë Erjon Braçes si deputet i zonës, për të fuqizuar Taulant Ballën si “beun” e vetëm të Myzeqesë dhe klanin e tij të ri kriminal, krijuar tipik si në Elbasan.
Por “Ali Baba”, ri-kandidoi përsëri 40 krye-hajdutët e bashkive të mëdha e të mesme me nga 2 e 3 mandate, 28 prej të cilëve, janë me dosje penale si “prototipë” të korrupsionit dhe vjedhjes “neto” të milionave e pasurive në zonat që sundojnë.
P.sh., kandidoi përsëri Jorgo Goron e Himarës, që në 12 vite kryetar bashkie ka bërë batërdinë me afro 300 milionë Euro tenderë e ankande, me 1700 leje ndërtimi dhe me mbi 4000 hektarë pyje, plazhe e toka në bregdet, vjedhur pronarëve legjitim e shtetit, dhe dhënë me letra false oligarkëve, trafikantëve, prokurorëve, gjyqtarëve, kryepolicëve e politikanëve.
Kandidoi përsëri Sotiraq Filon e Korçës, “piranjën” e tenderëve, i njohur si maska e “pashait” Niko Peleshi të asaj zone, dhe dorovitës i Olta Xhaçkës e disa oligarkëve me toka, troje, objekte shtetërore e leje ndërtimi.
Ri-kandidoi krye hajdutët Kreshnik Hajdarin e Kuçovës; Emiriana Sakon e Durrësit; Rakip Sulin e Kamzës; Armando Subashin e Fierit; Eriselda Sefën e Lushnjes; Ervin Demon e Beratit; Tonin Marinajn e Malësisë së Madhe, Gledian Llatjen e Elbasanit; Arif Tafanin e Belshit; Agron Malajn e Matit; Flamur Golemin e Gjirokastrës, Tërmet Peçin e Tepelenës, Gëzim Topçiun e Maliqit, Ilir Xhakollin e Pogradecit etj./Pamfleti
Lini një Përgjigje