Lidhjet e zeza të familjeve Rama- Xhaçka- Josifi/ Është në nderin e deputetëve të PD, për të kërkuar shkarkimin e saj në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, dhe detyrim i kryeministrit Edi Rama e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për të filluar procedurat e shkarkimit të Pranvera Strakoshës, mamaja e super mashtruesit Amant Josifi
Amant Josifi, super-mashtruesi dhe hajduti i 2.4 miliardë Euro nga qytetarë në 11 vende të BE nëpërmjet rrjetit Call-Center, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja e Shqipëria.
Përveç kërkimit, mashtruesi Amant Josifi është bërë personazh i mediave ndërkombëtare, mbasi duke qenë ortak me vëllain e kryeministrit Rama dhe këshilltar i ministres Olta Xhaçka, policia e drejtësia shqiptare shkelën marrëveshjen me EUROJUST, duke e lejuar të arratisej në Dubai.
Por skandali thellohet me tej, për faktin se Pranvera Strakosha (Josifi), mamaja e mashtruesit në kërkim ndërkombëtar, Amant Josifi, vazhdon të jetë në detyrën e lartë Krye-komisionere e Shtetit për Mbikëqyrjen e Administratës Publike.
Ligji për dekriminalizimin, përcakton se personat e emëruar dhe të zgjedhur në funksione shtetërore, duhet të japin dorëheqjen, ose të shkarkohen nga organet eprore, nëse kanë familjarë të përfshirë në veprimtari kriminale.
Krye-komisionerja e Administratës Shtetërore, Pranvera Strakosha (Josifi), preket nga ligji i dekriminalizimit, sepse i biri Amant Josifi është nën masë “Arrest me burg” dhe në kërkim nga Spanja, Shqipëria e EUROJUST, për mashtrim mbi 2.4 miliardë Euro me Call-Center.
Por prej 5 muajsh nga shpallja “Arrest me burg” e në kërkim të djalit, krye-komisionerja nuk po jep dorëheqje, por as kryeministri si autoriteti që e ka propozuar dhe kryetarja e Kuvendit që e ka zgjedhur dhe emëruar, nuk po fillojnë procedurat për shkarkimin e saj.
Sepse, i biri i krye-komisioneres është orkat në Call-Center me Olsi Ramën dhe këshilltar i ministres “strategjike” Olta Xhaçka; ndërsa vetë komisionerja Pranvera Strakosha (Josifi) dhe Natasha Xhaçka, e ëma e ministres Olta Xhaçka, kanë lidhje kriminale.
Ato janë dënuar e shpallur në kërkim ndërkombëtar, kur ishin gjyqtare në Tiranë, si pjesë e një bande trafikimi fëmijësh jetimë e të rrëmbyer në vitet 1992-1993, nëpërmjet birësimeve me identitete e vendime gjyqësore false.
Është në nderin e deputetëve të PD, për të kërkuar shkarkimin e saj në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, dhe detyrim i kryeministrit Rama e krye-parlamentares Lindita Nikolla, të fillojnë procedurat e shkarkimit të Pranvera Strakoshës, mamaja e Amant Josifit./Pamfleti
Lini një Përgjigje