TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia22 Mars 2023, 17:38

Kompania që tallet me inteligjencën tonë dhe po na rrezikon shëndetin

Shkruar nga Pamfleti

Kompania që tallet me inteligjencën tonë dhe po na rrezikon

Ashtu siç ju kishim premtuar, Pamfleti vendosi ti shkojë deri në fund për të zbuluar të vërtetën rreth kompanisë që po na mashtron dhe luan me inteligjencën tonë.

Si fillim morëm kanaçen e pseudo-pijes energjike me emra të ndryshëm dhe morëm të dhënat e importuesit. Në të shkruhej se importuesi për Shqipërinë ishte kompania B&M shpk me adresë në Malësinë e Madhe. Pasi kërkuam informacion na thanë që pronarin e kësaj kompanie e quanin Ago Ymeri.

A është ky emri i tij apo është një nga ato legjendat që thureshin këngë për të?! Menduam se duhet të jetë emri artistik.  

Pas kërkimit në “QKB” mësuam se kjo kompani paska ortak/e të vetëm Sonjela Gjolaj dhe si administrator na doli një Ago Gjolaj. Sa keq që na gënjyen për mbiemrin pasi na ra lidhja me legjendën e vjetër!

Pas artikullit të parë në lidhje me këtë çështje na erdhi një email nga një adresë [email protected] ku shkruhej: “Ju lutem ku e keni bazuar këtë informacion të pavërtetë dhe disinformoni konsumatorin në këtë mënyrë. Brandi jonë është ndërkombëtar dhe si produkt importi i ka të gjitha dokumentacionet e nevojshme për tu tregtuar në Shqipëri. Do doja të lija një takim për të diskutuar me ju ose me përfaqësuesin tuaj ligjor për këtë problem.”

Kompania që tallet me inteligjencën tonë dhe po na rrezikon

Pëgjigja jonë ishte krejt e natyrshme dhe me një kërkesë tepër të thjeshtë: Ju lutem na vini në dispozicion dokumentin ku e keni regjistruar në Drejtorinë e Markave dhe Patentave. Pse ja keni ndërruar emrin nga B52 në 8S2?

Nga zonja në fjalë nuk morëm asnjë përgjigje për pyetjen tonë dhe përkundrazi na kërcënoi me gjyq.

Kompania që tallet me inteligjencën tonë dhe po na rrezikon

Po pse ka kaq shumë interes për ta mbrojtur këtë kompani nga njerëz shumë të fuqishëm dhe me ndikim në shumë institucione? A e dinë këta njerëz që aksionerja Sonjela Gjolaj mban përgjegjësi ligjore pasi po na mashtron me produktin që tregton?

A e dinë këta njerëz se sa emra ka ndërruar e sa emra mund të ndërrojnë këta mashtrues me këtë pseudo-pije që na ishte “B-52” dhe tani na u sërvirka si “8S2” , e një zot e di si do na e quajnë më vonë?

A e dinë se për asnjë nga këta emra kjo kompani nuk ka një markë të mbrojtur në pronësi  në territorin e Republikës së Shqipërisë?

Nëse institucionet e vendit do të funksiononin ligjërisht, kjo kompani nuk do të kishte mundësi të fuste e tregtonte asnjë kanaçe.

Kush janë këta njerëz me kaq shumë pushtet që arrijnë të bëjnë çdo gjë në këmbim të rryshfeteve pa i “hyrë gjemb në këmbë”?  Pse mbështetet kjo kompani nga biznesmeni Gent Prizreni? A është edhe Gent Prizreni në ortakëri në këmbim të ndërhyrjeve për futjen dhe tregtimin e kësaj pije në Shqipëri?

Sa janë fitimet e kësaj kompanie që falsifikon si i do qejfi, arrin të korruptojë institucionet, të mbajë me para televizionet, të sponsorizojë etj?

Ndikimet ishin kaq të forta sa arritën të largonin nga BBV pijen nga Kosova për tu bërë vetë sponsor. Çfarë loje po luhet? Institucionet përkatëse duhet të nisin hetimin se nga vijnë gjithë këto para kur në treg ka kompani shumë serioze dhe me kapitale të mëdha dhe nuk arrijnë dot të bëjnë gjithë këto sponsorizime.  Qofshim të gabuar por në kurrizin tonë po abuzohet për të mbushur xhepat e kësaj kompanie apo më e keqja po pastrohen para.

Ne si media nuk do të ndalemi hap pas hapi duke publikuar emra e funksione me titullar institucionesh që mbrojnë dhe lejojnë të abuzohet me inteligjencën dhe shëndetin tonë duke na e bërë të zezën të bardhë. /Pamfleti

Foto të pijeve fallco që ndërrojnë etiketën sipas qejfit. Gjeni ndryshimin?

Kompania që tallet me inteligjencën tonë dhe po na rrezikon

   

 

 

bm shpk kompani mashtruese 8s2

Lini një Përgjigje