TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia22 Mars 2023, 10:37

Alket Hyseni &Co, pazar për bashkinë e Sarandës/ Trafikanti Olti Caci pagoi 500.000 euro vetëm për tu përzgjedhur si kandidat

Shkruar nga Pamfleti

Alket Hyseni &Co, pazar për bashkinë e Sarandës/ Trafikanti


Olti Caci, kandidat për Bashkinë e Sarandës

Alket Hyseni dhe Blendi Klosi pas kuintave në përzgjedhjen e kandidaturave për Bashkinë e Sarandës.

Hyseni ka vendosur që kandidat për në krye të bashkisë të katapultojë shtetasin Olti Caci me origjinë nga Tepelena dhe banues në Durrës, pa asnjë lidhje me Sarandën.

Dyshohet se kandidati Olti Caci është i përfshirë në trafik të lëndëve narkotike për të cilin do të flasim në vijim.

Ka dyshime të bazuara në prova se Olti Caci ka paguar dyshen Alket Hyseni dhe Blendi Klosi 500.000 euro vetëm për ta përzgjedhur atë në krye të bashkisë së Sarandës.

Olti Caci nuk është qytetar i Sarandës dhe kjo shton dyshimet për veprimin korruptiv të pagesës së 500.000 eurove Alket Hyseni &co., raporton In front.org.

Spostimi dhe “degdisja”e Alket Hysenit ne vendet e fundit te listës së kandidatëve për deputetë ne Qarkun e Vlorës ne zgjedhjet parlamentare të 2021 dhe me pas tërheqja e tij nga kandidimi, u lexua si një ndëshkim që Edi Rama i bëri atij për aferat me trojet në Sarandë dhe Ksamil, si dhe për shkak të arrogancës, prepotencës, megallomanisë dhe vanitetit që përcillte në sjellje, sa herë shfaqej në zonën e tij elektorale.

Alket Hyseni &Co, pazar për bashkinë e Sarandës/ Trafikanti
Alket Hyseni, grabitqari i tokave të bregdetit të Jugut

Ishte një vendimmarrje që u mirëprit nga komuniteti dhe nga opinioni qytetar.

Ne jo pak raste përflitej nën zë për “bëmat” e tij në abuzimet me trojet, emërimet klienteliste dhe nepotike.

Pas një periudhe qetësie 2 vjeçare ai rishfaqet përsëri në skenën politike, por tashmë në hije, në rolin e dirigjentit të orkestrës që violinë të parë ka Blendi Klosin të deleguarin e Kryesisë së PS në Qarkun e Vlorës. Këtij të fundit, Hyseni si “usta i vjetër” i njeh “dobësitë” dhe ia ka gjetur ilaçin.

Alket Hyseni &Co, pazar për bashkinë e Sarandës/ Trafikanti

Objektivi është i qartë; së bashku ata po përpiqen të katapultojnë në Bashkinë e Sarandës një “marionetë” nga Durrësi qe mund te ketë lidhje me detin dhe turizmin por jo me Sarandën.

Një person qe paraqitet si manaxher ne turizëm, por pa asnjë ditë pune në administratë, i distancuar nga Saranda dhe jo vetëm në aspektin gjeografik!

Është e qartë skema:

Nuk iu intereson qeverisja e qytetit dhe manaxhimini tij, por thjesht vula e bashkisë për të përmbyllur dhe “kopsitur” punët e lëna në mes dhe pezull dy vite më parë nga Alket Hyseni &co.

Promovimin e këtij anonimi, si figurë të suksesit e ka marrë përsipër Blendi Klosi, i cili përveç presionit e shantazhit ndaj socialistëve dhe kujtdo që kundërshton zgjedhjen e tij, përdor çdo kulisë për formalizimin si kandidaturë me çdo kusht të njeriut qe s’ka lidhje me qytetin. Kjo është detyra e tij!

Te çojë emrin si kandidaturë dhe të bindë kryesinë e PS që ky është i duhuri!

Këtu e përmbyll misionin e tij pa marrë parasysh kostot dhe pasojat politike që rrjedhin nga kjo zgjedhje.

Nëse realizohet ky skenar, kthimi i bashkisë në një “trofe” për grabitqaret e tokave mund të ketë kosto të pa ri kthyeshme  jo vetëm për Sarandën dhe qytetarët e saj, por edhe për prognozën e të majtës në të ardhmen, në këtë zonë, duke marrë në konsideratë faktin, që ky qytet ka dhuruar jo pak herë surpriza të pakëndshme karshi arrogancës prepotencës mospërfilljes dhe fshirjes së kujtesës historike.

Qetësia e prishur te socialistët e Sarandës, pritet të vendoset vetëm mbrëmjen e 25 marsit, kur do të bëhet shpallja e kandidaturave zyrtare për zgjedhjet e 14 majit./Pamfleti

olti caci blendi klosi alket hyseni bashkia e sarandës zgjedhjet lokale

Lini një Përgjigje