Ministria e Brendshme do ta mbajë koncesionin e prodhimit të pasaportave vetëm 1 vit, pastaj do krijojë qëllimisht ngërçe afatesh prodhimi dhe problematika në saktësi identitetesh, cilësi e elemente sigurie, për të justifikuar dhënien përsëri me koncesion te privati
Dy muaj më parë, qeveria vendosi që koncesioni i prodhimit të pasaportave e kartave biometrike “ID”, t’i hiqet kompanisë shqiptaro- amerikane “ALEAT” dhe t’i kalojë në administrim Ministrisë së Brendshme, e cila do krijojë një kompani aksionare me 100% kapital shtetëror.
Por prapa fasadës së këtij vendimi, kryeministri Edi Rama e ministri Bledar Çuçi, do vazhdojnë koncesionin miliona Euro të pasaportave, duke e kaluar në duart e grupit ekonomik të familjes Erdogan, që në Shqipëri përfaqësohet nga Sinani Idrizi i kompanisë ajrore turke “Air Albania”.
Kompanisë “ALEAT” që zotëron koncesionin qysh prej muajit korrik 2008, i është lënë afat në bazë të kontratës, që brenda muajit korrik 2023 t’i dorëzojë Ministrisë së Brendshme pajisjet, duke u lejuar të prodhojë edhe porositë e marra gjatë muajit korrik.
Ndërkohë që brenda muajit qershor, Ministria e Brendshme duhet të krijojë shoqërinë shtetërore të pasaportave me kapital fillestar 20 milionë lekë, në pronësi e vartësi të ministrit Bledar Çuçi, i cili do emërojë administrator e bord drejtues.
Para marrjes së koncesionit, Ministria e Brendshme do sjellë një ekip specialistësh nga Turqia, për gjoja eksperiencë ndaj shoqërisë së re koncesionare shtetërore, për teknikat e prodhimit me cilësi e siguri të pasaportave e kartave “ID”.
Nëse kryeministri Rama e ministri Çuçi, do ta kishin vërtetë “merak” cilësinë dhe sigurinë e dokumenteve biometrike, nuk ka nevojë të sjellin “specialistë” nga Turqia, kur kanë gati ata të koncesionarit “ALEAT” me 15 vite përvojë.
Por sipas skenarit, Ministria e Brendshme do ta mbajë koncesionin e prodhimit të pasaportave vetëm 1 vit, pastaj do krijojë qëllimisht ngërçe afatesh prodhimi dhe problematika standardesh në saktësi identitetesh, cilësi e elemente sigurie, dhe do ta japë përsëri me koncesion te privatët.
Siç flitet brenda Ministrisë së Brendshme, skenari Rama-Çuçi do zbatohet brenda qershorit 2024, për ta dhënë me afat 20 vite, i cili do t’i dhurohet grupit ekonomik të familjes së Erdogan.
Deri tani, fitimet mesatare nga biznesi i pasaportave e kartave “ID”, janë 12 milionë Euro në vit, ose 35% e të ardhurave të shitjes së tyre, që pas 1 viti do jenë llokmë për “sulltanin” e Bablokut.
Ka zëra, se me bekimin e qeverisë shqiptare, koncesionari turk mund të rrisë me 10-15% çmimet e pasaportave e kartave “ID”, si për ato me afat të zakonshëm dhe për ato me afat të përshpejtuar, që do të thotë 10-15% fitim neto shtesë për familjen Erdogan./Pamfleti
Lini një Përgjigje