TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia29 Mars 2023, 11:36

2 firmat ku punon vajza e Lindës, do projektojnë dhe ndërtojnë stadiumin e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti
2 firmat ku punon vajza e Lindës, do projektojnë dhe
Edi Rama me bashkëshorten Lindën dhe të bijën e saj, Rea Xhillari

Kështu ndodh, kur kryeministri Edi Rama i zhytur në shumë afera korrupsioni, por i pa prekur nga drejtësia as për landfillet e skandalin “McGonigal”, po vazhdon të përdorë shtetin, buxhetin dhe pasuritë publike si një çiflig personal, duke ia dhuruar kujt të dojë, çfarë të dojë e sa të dojë...

Ministrat Balluku, Xhaçka, Manastirliu, Ibrahimaj, Peleshi, Çuçi, Kumbaro, Margariti, Krifca dhe drejtorët qëndror si Agolli i FSHZH, Verdho i KESH, Berberi i Rrugëve, Drenova i OST, Klosi i Tatimeve, Gazheli i Doganave, falsifikojnë e vjedhin hapur, sepse vetë Kryeministri bashkë me ta e veçmas, nuk i lë kusur pasurive e fondeve publike.

P.sh., më 15 mars 2023, Agjencia e Planifikimit të Territorit me kryetar kryeministrin, bëri garën me kompani të huaja e vendase, për projektimin e stadiumeve në Durrës, Vlorë e Korçë.

Nga 33 firma pjesëmarrëse, nuk besojmë se është paanësi e vlerësim real, për projekte elitare impiantesh të mëdha ndërtimore me risk publik, që projekti për stadiumun e ri të Durrësit, u fitua nga dy firmat ku punon vajza e Linda Ramës.

Babloku vendosi të fitonte firma “51N4E” me shef shtetasin belg Johan Anrys, klient i hershëm tenderësh e projektesh i bashkisë Tiranë e qeverisë së Edi Ramës qysh prej vitit 2005, brenda të cilës punon e flitet se ka aksione Rea Xhillari, dhuruar pasi “babi i ri” që u bë kryeministër.

Bashkë me firmën “51N4E”, në projektin për stadiumin e ri të Durrësit, fituese u shpall dhe firma “I ri Sh.p.k”, me 50% ortakëri firmën belge “51N4E” dhe 50% Gent Agolli, shumë i afërt me vajzën e Linda Ramës dhe lidhje me drejtorin Dritan Agolli të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

2 firmat ku punon vajza e Lindës, do projektojnë dhe

Sa për saktësim, firma “I ri Sh.p.k” u krijua më 24 korrik 2017, si maskë e firmës belge “51N4E”, pasi u zbulua se Edi Rama, Erion Veliaj dhe ministrat i jepnin tenderë të shumtë pa garë e me kosto 3-4 më të  lartë se vlerat reale, ngaqë pjesë e kësaj kompanie ishte vajza e Linda Ramës.

Për të krijuar mendimin se nuk janë vetëm këto 2 firma, u janë bashkëngjitur fiktivisht 3-4 firma të tjera pa adresa, ndërkohë që ka infomacione të sigurta, se dy firmat ku është vajza e Linda Ramës, do jenë edhe ndëtueset e stadiumit të Durrësit, maskuar pas firmave të tjera, që Babloku do t’i prezantojë si “Elita e ndërtuesve të Botës”.

Skandal është fakti, se kostot e projektit fitues nuk janë deklaruar në konkurs, sepse Kryeministri lejoi të dorëzohen në një fazë tjetër, kur as në restorant nuk porositet pa parë listën e çmimeve.

Kështu ndodh, kur Kryeministri i zhytur në afera korrupsioni, po i pa prekur nga drejtësia as për landfillet e skandalin “McGonigal”, po vazhdon të përdorë shtetin, buxhetin e pasuritë publike si çiflig personal, duke ia dhuruar kujt të dojë, çfarë të dojë e sa të dojë./Pamfleti

vajza e lindës edi rama stadiumi i durrësit

Lini një Përgjigje