TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 5 Prill 2023, 13:02

Halldupi Rakip Suli blen 32 milionë lekë ujë për zyrtarët, banorëve u shet ujë me fekale

Shkruar nga Pamfleti
Halldupi Rakip Suli blen 32 milionë lekë ujë për
Rakip Suli

Meqë zgjedhjet në Bashkinë e Kamzës do jenë elektronike, banorët  t’ia marrin Rakip Sulit lekët e ushqimet që po jep për blerje votash, dhe ta shpërfillin këtë halldup e hajdut; ndërsa SPAK t’ia “nxjerrë nga hundët” vjedhjet që ka bërë në 4 vite kryetar

Kandidati “rilindës” i Kamzës, Rakip Suli, megjithëse është Kryetar Bashkie prej 4 vitesh, nuk e ka marrë detyrën me vota, por me emërim pa garë më 2019, ndërsa më 14 maj do përballet me votën e banorëve të zonës.

Për të siguruar votat që nuk ia jep as fisi dhe krushqia e tij, Rakip Suli ka filluar operacionin për blerje votash, mbasi përballë ka një kandidat me mbështetje të madhe në krejt zonën e Kamzës.

Mirëpo që të blejë vota, Rakipit i duhen miliona, prandaj ka filluar të boshatisë fondet dhe të ardhurat e bashkisë, me tenderë të pa planifikuar në buxhetin e vitit 2023, ndër to një tender për blerje uji  me shishe 330 ml, për administratën.

Për ujë të pijshëm të ambalazhuar e personalizuar për vete dhe për zyrtarët, krye bashkiaku Rakip Suli ka paguar 32 milionë lekë nga taksat e banorëve, ndërsa banorëve u shet ujë me fekale nëpërmjet ujësjellësit, duke i detyruar të blejnë ujë për të pirë, gatuar e... për t’u larë.

Por ka lagje e zona të tjera në Bashkinë Kamëz, që Rakip Suli nuk u çon as një pikë ujë nëpër banesa, duke i detyruar banorët ta blejnë nga autobote privatë me 5000 lekë/m3, ose shkojnë e mbushin me makinat e tyre në Dajt.

Blerja e ujit për zyrtarët, është fyerje që Rakip Suli u bën banorëve në këto zgjedhje, ndërsa si vlerë 32 milionë lekë, për të është “thërrime” krahasuar me batërdinë financiare që ka bërë.

Halldupi Rakip Suli blen 32 milionë lekë ujë për
Rakipi i Kamzës

Nëse SPAK kërkon një model vjedhjeje, ka Rakipin e Kamzës, i cili vetëm gjatë muajit mars dhe 4 ditët e prillit, ka tenderuar 7.2 miliardë lekë, për rikonstruksion rrugësh, rrugicash, shkollash, kopshtesh, të cilat janë punë të paguara edhe para 6-8 muajsh po me tenderë, madje për mirëmbajtje trotuaresh, lulishtesh, kënde fëmijësh e ndriçim rrugësh periferike që nuk ekzistojnë.

Meqë votimet në Bashkinë e Kamzës do jenë elektronike, banorët  t’ia marrin Rakip Sulit lekët e ushqimet që po jep për blerje votash, dhe ta shpërfillin këtë halldup e hajdut; ndërsa SPAK t’ia “nxjerrë nga hundët”, vjedhjet që ka bërë në 4 vite kryetar./Pamfleti 

 

rakip suli halldupi 32 milionë lekë ujë

Lini një Përgjigje