
“Marifetçinjtë” nuk ndalojnë dhe shpikin marifete të tjera: nga “B52” në “852” dhe më pas “8S2”, e tani po vazhdojnë me shpikjen e radhës që e paskan quajtur “3ES”, por dhe ky është e njëjta linjë grafike. Sytë i kemi në ballë...
Në vazhdimësi të asaj qe ju kemi premtuar, Pamfleti po demaskon hap pas hapi kompaninë që po bën të pamundurën të na kthejë në kavie pa kujtesë, në favor të interesave të tyre për tu pasuruar. Por ku janë institucionet e këtij vendi dhe çfarë i pengon të reagojnë? Pse luhet me shëndetin tonë në këtë mënyrë? Interesi për përfitime të majme është më i madh se jeta e populli dhe inteligjenca e tij. Këta njerëz nuk do arrijnë kurrë të na e shkulin nga mendja se jemi Ilirë e stërnipër të Skënderbeut, Isa Boletinit e Ismail Qemalit!
Por nga u vijnë gjithë këto para që për një kohë kaq të shkurtër arritën të pasuroheshin kaq shumë? U kthyem në vitet 2012-2013, periudhë që përkon me kohën kur kjo kompani filloi biznesin.
“Marifetçinjtë”, e këtu pikërisht Ago Gjolaj, administratori i kompanisë “BM shpk” kishte një histori mjaft interesante për mënyrën se si e kishte nisur veprimtarinë e tij. Personi në fjalë, fillimin e tij e kishte duke punuar kontrabandë me çfarë malli të gjente dhe baza e veprimtarisë së tij ishte Mali i Zi. Ndër të tjera Ago Gjolaj i kishte shërbyer edhe oligarkisë. Për shkak të lidhjeve me njerëz të afërt të oligarkëve, Agos i hapej trau i doganës me telekomandë. Këto fakte në bazë të dokumenteve të institucioneve si: Prokurori, Tatime, krimi ekonomik të asaj kohe. Kondrabandisti me emrin e legjendave Ago Gjolaj (Imeri), përdorte një automjet tip Volkswagen i vitit 2006 me ngjyrë të zezë me targa Podgorice dhe edhe pse merrej me një “biznes të zi”, ai nuk kishte arritur të kishte automjetet dhe jetën luksoze që ka sot, që vetëm organet ligjzbatuese kompetente mund ta zbulojnë se nga buruan gjithë këto para. Sapo legjendari Ago nisi biznesin me produktin, të cilit i ndryshoi emrin, nisi të pasurohej shpejt dhe lehtë duke ju drejtuar kështu poshtërsive që vetëm këta njerëz dinë të bëjnë, duke dhënë para për të mashtruar popullin.
Në një nga programet investigative të asaj kohe, zbulojnë se produkti që falsifikonin këta mashtrues është produkti origjinal dhe se produkti që e gjithë Shqipëria e dinte për “B52” ishte fals. Sa keq për këto poshtërsi që vetëm na mashtrojnë dhe duke përdorur dhe ndihmën e disa media-ve që hiqen si të pavarur bëjnë çfarë të duan dhe disinformojnë si të duan. Mashtruesit nuk ndalen dhe vetëm po të shikonit dokumentet që “Pamfleti” ka siguruar do të çuditeshit pamasë. Shpifje pafund me fjalë denigruese e akuza për kompaninë që mbante pronësinë e Markës ligjërisht e që i kishte çuar në gjykata për të drejtën mbi pronësinë e “B52” dhe që këto monstra kërkonin ta gllabëronin me çfarë të kishin mundësi.
Zbuluam që në Prokurorinë e Tiranës, prokuroritë e rretheve, drejtoritë e policive e në shumë institucione të tjera, këta “marifetçinj” bënin kallëzime e shpifje ku kërkonin që kompanisë shqiptare ti bllokohej aktiviteti, ti sekuestroheshin mallrat dhe ti konfiskohej fabrika në mënyrë që ata të përfitonin. Gjithashtu mësuam që për kompaninë shqiptare ishin marrë masa për paraqitjen pranë disa prokurorive të ndryshme, u ishin bërë kontrolle nga më të ndryshmet dhe të gjitha këto ishin të iniciuara sipas informacioneve të mashtruesve njësoj si spiunët e kohës që me shpifje “merrnin njerëzit më qafë” pa të drejtë.
“Zoti dhe e drejta vonon, por nuk harron”, thotë populli ynë dhe tamam ashtu ndodh. Pas shumë përpjekjesh e peripecish me institucione që nxiteshin e ndikoheshin të krijonin sa më shumë probleme e kalvare drejtësie nga 2011-2017, e drejta vendoset dhe mashtruesit humbin çdo gjë mbi pronësinë e Markës “B52”. Marka përfundimisht u fshi nga regjistri i DPPI duke përdorur edhe Përmbarues.
“Marifetçinjtë” nuk ndalojnë dhe shpikin marifete të tjera: nga “B52” në “852” dhe më pas “8S2”, e tani po vazhdojnë me shpikjen e radhës që e paskan quajtur “3ES” por dhe ky është e njëjta linjë grafike. Sytë i kemi në ballë! Ligji për Markat dhe Patentat është i njëjtë me ato ndërkombëtare, ku marka nuk duhet të ketë ngjashmëri as në dizajne, imazh e kaligrafi më shumë se 30%! Por si mundet që këta “marifetçinj” të lejohen të punojnë duke shkelur ligjet? Apo ministrat e kapur nga njerëzit e oligarkëve e ish deputetë mund të bëjnë çdo gjë duke na rrezikuar edhe shëndetin? Tani nuk flitet me ta se janë në “qiell të shtatë” por që shumë shpejt do të zgjohen pas hekurave. Sapo vepron drejtësia, këta sahanlëpirës kthehen në engjuj. A e dini sa kushtojnë veturat e ndërruara nga ky administratori me emra artistikë të legjendave vitet e fundit? Jo më pak se gjysmë milioni euro! Po nga vijnë gjithë këto para, luks, shpenzime marramendëse në kazino me ortak të fitimeve të tij e me para që derdhen lumë edhe nëpër media kombëtare?! A ja bën dikush llogaritë e shpenzimeve, kur kompanitë më të mëdha shqiptare nuk i kanë këto fonde dhe këtë luks të shfrenuar? Është në nderin e organeve të larta të drejtësisë ta marrin në dorë këtë çështje dhe të hetojnë që ne si popull të na vihet e drejta në vend duke mos luajtur me shëndetin dhe trurin tonë. Ne nuk do të ndalojmë së publikuari fakte e emra, me zë dhe figurë duke nxjerrë në pah qartë marifetet e “marifetçinjve” e kujtdo tjetër që tallet me ne e shkel ligjet e vendit tonë duke mos u bërë palë me të keqen. /Pamfleti
Lini një Përgjigje