TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 9 Prill 2023, 16:34

Kush ka abuzuar me fondet e BE? OLAF, Eurojust dhe ambasada gjermane padi në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Kush ka abuzuar me fondet e BE? OLAF, Eurojust dhe ambasada gjermane padi

Ambasada Gjermane, Zyra Evropiane Anti-mashtrim (OLAF) dhe Eurojust kanë dorëzuar një padi në SPAK. OLAF është zyra që heton për mashtrimet me fondet e BE dhe fakti që ka hyrë ajo në mes, do të thotë se institucionet shqiptare kanë vjedhur fondet e Brukselit...

Prokuroria e Posaçme po e mban shënjestrën ende larg “piranjave” të korrupsionit. Pritej që muajt e parë të këtij viti të sillnin arretime të bujshme, por edhe pse gjërat kanë ndryshuar, sërish prokurorët nuk po shkojnë te nivelet më të larta.

SPAK ka në duar shumë kallëzime penale, por deri më tani nuk po jepen ato rezultate që pritshin. Gjatë vitit që lamë pas, në SPAK janë regjistruar 257 procedime penale, të cilat pasi janë bashkuar kanë përfunduar në 198. Interesante është origjina e këtyre procedimeve, ose më saktë kush janë ata që kanë dorëzuar padi në SPAK.

Por duket se të shqetësuar nga korrupsioni janë edhe të huajt. Sipas raportit të SPAK, ka pasur një padi nga organizata partnere.

Sipas të dhënave të SPAK, kallëzimi është bërë nga Ambasada Gjermane, Zyra Evropiane Anti-mashtrim (OLAF) dhe Eurojust. OLAF është zyra që heton për mashtrimet me fondet e BE dhe fakti që ka hyrë ajo në mes, do të thotë se institucionet shqiptare kanë vjedhur fondet e Brukselit. Kohë më parë ka pasur zëra se OLAF ka hetuar AZHBR, por nuk dihet nëse padi lidhet me të. Edhe më herët OLAF ka kryer hetime për abuzime me fondet për bujqësinë.

Kush ka abuzuar me fondet e BE? OLAF, Eurojust dhe ambasada gjermane padi
Të dhënat mbi paditë në SPAK

Vetë SPAK ka nisur 25 hetime kryesisht, ndërsa 24 kallëzime janë bërë nga qytetarë të ndryshëm. Numrin më të madh të referimeve e ka policia me 30 kallëzime. Më pas ka pasur kallëzime nga KPK, nga KLSH dhe nga forcat politike.

Sipas raportit, në total Prokurorinë e Posaçme për periudhën e vitit 2022 janë hetuar gjithsej 712 procedime penale, nga të cilat 455 procedime penale janë mbartur nga viti 2021, ndërsa 257 procedime penale janë regjistruar gjatë vitit 2022 si procedime penale të reja.

Nga numri total i procedimeve penale të hetuara, për 69 procedime penale është vendosur bashkimi i çështjes, duke pasur në hetim për këtë periudhë kohore gjithsej 643 procedime penale me 602 persona nën hetim. /Pamfleti

 

fondet e be abuzime spak

Lini një Përgjigje