Për policinë dhe drejtësisë në vendet e BE e sidomos në Maltë dhe Australi, Alban Thika është i skeduar për punë të zeza, të filluara në Gjermani në vitin 1994, ku qëndroi vetëm 1 vit e ia mbathi në Maltë ku qëndroi deri në vitin 2003 pa u futur në BE, pastaj ia mbathi sërish në Australi e prej Australisë në Shqipëri ku është dhe po merret me punë djalli
Më 23 mars, në një dritare elektronike u shfaq një personazh i quajtur Alban Thika, pronar i një kompanie fantazmë me logo “Akademia Novaric”, me zyrë qendrore te një kullë në qendër të ish-Bllokut e aktivitet në Shkodër.
Po çfarë aktiviteti faktik kryen “Akademia Novaric” e Alban Thikës, i cili për ta bërë më të besueshme e të maskuar publikisht, i ka vënë vetes titullin “Doktor”?
Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, me burim nga agjencitë anti-trafiqe dhe shërbimi i anti-krimit e SHISH, rezulton se Alban Thika, nëpërmjet logos “Akademia Novaric”, fut në Shqipëri shtetas nga Bangladeshi, Nepali, Nigeria, Filipinet, Uganda etj., dhe i trafikon drejt vendeve të BE nga kufiri verior i Shqipërisë.
Ndërsa sipas informacionit nga tatimet dhe ministria e Turizmit, rezulton se Alban Thika, është licencuar më 28 gusht 2020 për firmën “Novaric”, ndërsa aktivitetin e paligjshëm me këtë logo gjoja akademi trajnimi specialistësh, ai e kryen prej vitit 2009 në Tiranë e 8 qarqe kufitare.
Shefat e policisë, tatimeve dhe bosët e bizneseve, që e lejojnë e i bëjnë letra false dhe marrin pjesën e tyre në trafikimin e skllevërve që sjell Alban Thika, por edhe bosët e tij mafioz nga Malta, i thanë të regjistrohet formalisht si “Akademi trajnimi e punësimi specialistësh”.
“Skllavopronari” Alban Thika, deklaron se me një staf prej 40 pedagogësh e ekspertësh dhe mjedise e literaturë akademike perëndimore, përgatit specialistë për sektorin hoteleri e turizëm dhe sektorë të tjerë të ekonomisë, IT, banka, siguri kibernetike dhe gjoja punësim të tyre në kompani të mëdha në Shqipëri, BE, SHBA e Australi.
Në fakt, ai ka të punësuar vetëm 4 persona, të cilët figurojnë në këto detyra shteti: Jasmina Lumanaj, është Drejtoreshë e “Akademisë Novaric” të Alban Thikës me pagë 93.7 mijë lekë, por edhe Drejtoreshë e Shkollës së Mesme Teknologjike Shtetërore “Hamdi Bushati” në Shkodër; si dhe mësuesi Renato Lumçi i kësaj shkolle, njëherazi Përgjegjës Shërbimesh në Bashkinë e Shkodrës.
Punonjës tjetër i “Akademisë së skllevërve” të Alban Thikës, është Koço Qirjaqi, me detyrë “Konsulent biznesi”, i cili punon dhe në shtet, si Shef i Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore-Doganore në Tiranë.
Shefe e Zyrës së Shërbimeve është Mirsada Lumçi. Kryetare Bordi pa pagesë është Marie Palaj, njëherazi specialiste te Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor në Shkodër. Juriste është Sonila Balla, ndërsa bosi Alban Thika nuk figuron fare në tatime.
Për policinë dhe drejtësisë në vendet e BE e sidomos në Maltë dhe e Australi, është i skeduar për punë të zeza, të filluara në Gjermani në vitin 1994, ku qëndroi vetëm 1 vit e ia mbathi në Maltë, ku mori shtetësinë e qëndroi deri në vitin 2003 pa u futur në BE.
Pastaj u fsheh në Australi e prej andej në Shqipëri, por me Maltën ka lidhjet e zeza me firmën “THIKA-Venture Consulting” dhe emrin “Alfred Azzopardi”, për të cilat do flasim në vijim.
Siç do flasim edhe për lidhejt e zeza shtetërore në Shqipëri, që e favorizojnë për aktivitetin e trafikimit të skllevërve, për mos pagim taksash në tatime, për mashtrimin me kripto monedhat me grupet e arrestuara deri tani, dhe për pastrimin e parave në ndërtim, hoteleri etj./Pamfleti
Lini një Përgjigje