
Pronari i “Bolv Oil” e “Olsi”, Behar Çuko, i kapur disa herë si falsifikator i karburanteve dhe hajdut i depozitave të “Albpetrol”, është financues i fushatave të Edi Ramës e Armando Subashit, prandaj nuk preket nga drejtësia, ndërsa 1 muaj para zgjedhjeve, Subashi sajon e i jep nga 10-15 tenderë fiktivë me vlerë mbi 200 milionë lekë
Në hapjen e fushatës së PS, Edi Rama tha: - Kandidatët tanë nuk janë të rënë nga qielli, por janë më të përkushtuarit, që mendojnë e punojnë për qytetarët dhe më të ndershmit e zbatojnë ligjin.
Por disa orë para fjalimit të Edi Ramës, krye bashkiaku i Fierit Armando Subashi, ka bërë 12 tenderë në 1 ditë, të gjithë me “Flamur të Kuq”, sepse ka shkelur hapur ligjin e prokurimeve dhe ka kryer vepra penale në procedurat dhe fondet limit të secilit tender.
Një prej tyre është tenderi për Blerje karburanti Gazoil D-1 e Benzinë, me fond limit 205 milionë lekë me TVSH për Ujësjellësin e Fierit, që është 100% në pronësi të Bashkisë e në vartësi të Armando Subashit si krye bashkiak dhe si Kryetar i Asamblesë së Ujësjellësit.
Shkelja e parë ligjore, është fakti se për blerjen e karburantit, bashkia ka përdorur fondin e vitit 2024, që do miratohet pas 9 muajve nga këshilli bashkiak, ndërsa fondi 235 milionë lekë i karburantit për vitin 2023 është zhdukur me letra false.
Shkelja e dytë, është fakti se Armando Subashi ka mashtruar, duke i dhënë Ujësjellësit 205 milionë lekë nga fondet e arsimit e bujqësisë, dhe në bashkëpunim me drejtorin, i ka deklaruar ato si të ardhurat e Ujësjellësit, kur kjo shoqëri është me arkën bosh e 16 milionë Euro borxhe.
Shkelja e tretë, është dhënia e tenderit pa garë kompanisë “Bolv Oil”, nëpërmjet filialit të saj “Olsi Sh.pk.” me pronar hajdutin Behar Çuko, kapur disa herë nga policia duke vjedhur naftë në depozitat e “Albeptrol”, por edhe duke i përzier në pikat e shitjes.
Shkelje e katërt, është dhënia e tenderit me ofertë sa 99.8% të fondit limit; ndërsa blerja për litër është bërë me 7% më shtrenjtë se çmimet e caktuara nga Bordi i Karburanteve, që do të thotë vjedhje me fondin limit dhe vjedhje me çmimin.

Pronari i “Bolv Oil”, Behar Çuko, i kapur disa herë në flagrancë, si mashtrues e falsifikator i cilësisë së karburanteve dhe hajdut i depozitave shtetërore të “Albpetrol”, është financues i fushatave parlamentare të Edi Ramës dhe 3 fushatave lokale të Armando Subashit.
Prandaj nuk është rastësi, që 1 muaj para çdo zgjedhjeve, për firmat e tij “Bol Oil” e “Olsi Sh.p.k”, kryebashkiaku Armando Subashi me dosje në SPAK për landfillet, sajon nga 10-15 tenderë fiktivë me vlerë mbi 200 milionë lekë./Pamfleti
Lini një Përgjigje