
Kryebashkiaku i bërë “meme” për injorancën tij në komunikimin publik dhe për sjelljet prej karagjozi me banorët e Kukësit, është aq i zgjuar sa të mos i blejë votat me milionat e bizneseve të tij, por me milionat nga tenderët fiktivë që po sajon në këto prag zgjedhjesh.
Krye bashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, “nuk ia ha qeni shkopin” për pazare me fondet publike e zhvatje të tyre nëpërmjet tenderëve, që në këtë prag zgjedhjesh i ka shtuar shumë, duke sajuar punime e shërbime fiktive të cilat janë bërë njëherë para 3-4 muajsh, ose paguhen e nuk bëhen.
Një prej këtyre tenderëve tipik skemë e vjedhjeve, është me objekt “Rehabilitim i qendrës së Lagjes Gostil me projektim e ndërtim trotuare”, në të cilin Safet Gjici ka “harruar” të deklarojë vlerën e fondit limit, po nuk ka harruar të bëjë tenderin me urgjencë.
Në tender kanë marrë pjesë 5 kompani me oferta financiare 171 milionë lekë deri në 205 milionë lekë pa TVSH, por Safet që i ecin pazaret e fati, ka futur dorën te “thesi” i tenderit dhe ka kapur ofertën më të lartë.
Konkretisht, nga 5 firma pjesëmarrëse, firma “GRIALD Sh.p.k” ka ofrar vlerën 177 milionë lekë pa TVSH, por para zhvillimit të tenderit është tërhequr, ndërsa firma “ZEQILLARI Sh.p.k” ofroi 171 milionë lekë pa TVSH dhe vazhdoi garën.
Por Safet Gjici përzgjodhi firmën nga Kukësi “Marsi Sh.p.k” të mikut të tij Ylber Elezi, që ofroi 248 milionë lekë me TVSH, ose 41 milionë lekë më tepër se oferta më ulët në këtë tender.
Krye bashkiaku i bërë “meme” për injorancën tij në komunikimin publik dhe për sjelljet prej karagjozi me banorët, është aq i zgjuar sa të mos i blejë votat me milionat e bizneseve të tij, por me milionat nga tenderët fiktivë që po sajon në këtë prag zgjedhjesh
Sepse Safeti ka 7 kallëzime penale për vjedhje banke, vjedhje në tenderë e pasuri shteti, por SPAK nuk e prangosë, prandaj bënë çfarë të dojë me fondet publike./Pamfleti

Lini një Përgjigje