TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 3 Qershor 2023, 12:26

Albpetrol blen 1.7 milionë Euro karburant nga kapobanda e Fierit Renato Çami; pa garë e sa 96% të fondit limit

Shkruar nga Pamfleti
Albpetrol blen 1.7 milionë Euro karburant nga kapobanda e Fierit Renato
Kreu i Albpetrol, Eltar Deda

Rasti i kapobandës së Fierit, Renato Çami (Sali), tregon këtë realitet: SHBA-BE po i kërkojnë Edi Ramës prerjen e burimeve financiare të eksponentëve të botës së krimit, por ai vazhdon u bënë karshillëk, duke i pajisur me licenca e leje ndërtimi, ndërsa ministrat, drejtorët e krye bashkiakët u japin miliona Euro me tenderë...

Kompania “Albpetrol” është në krye të listës së kompanive shtetërore KESH OSHEE, OST, FSZH dhe Drejtorisë së Rrugëve, që zhvillojnë hapur aktivitete me super krime financiare.

Por “Albpetrol” ka si tregues edhe faktin, që tenderët e ankandet i ka centruar si qoka monopol, vetëm për biznese që janë në pronësi të eksponentëve të botës së krimit në Fier, të cilët jo vetëm i pranon në shkelje të ligjit, por ua jap pa garë e me 96-100% të fondeve limit.

Pazarin e fundit me “të fortët”, drejtori i “Albpetrol”, Eltar Deda, ish-deputet i PS e këshilltar i Belinda Ballukut, e ka bërë me vrasësin e trafikantin Renato Çami (Sali), firmës së të cilit “AGA-1 Sh.p.k”, i ka dhënë tenderin me vlerë 1.7 milionë Euro.

Albpetrol blen 1.7 milionë Euro karburant nga kapobanda e Fierit Renato

Objekti i tenderit është ky: Furnizim me karburante, për nevoja të “Albpetrol” gjatë 12 muajve qershor 2023-maj 2024, të blerë nga firma “AGA-1 Sh.p.k” e kapo bandës së Fierit, Renato Çami (Sali), kontigjent i drejtësisë shqiptare dhe i dënuar e në kërkim në 5 shtete të BE e Rajonit.

Këtë tender, të ndarë në 2 lote me vlerë kontrate 1.7 miliardë Euro blerje naftë e benzinë, drejtori Eltar Deda ia ka dhënë pa garë e me 96% të fondit limit, kur sipas ligjit për Prokurimet Publike, tenderët me vlerë mbi kufirin e lartë monetar, nuk lejohen të zhvillohen pa 3 pjesëmarrës.

Por, këtë tender me vlerë të njëjtë financiare, kompania “Albpetrol” ia ka dhënë pa garë e me oferta sa 97% edhe në vitet 2021-2022, firmës “AGA-1 Sh.p.k” të kapobandës së Fierit, Renato Çami (Sali).

Albpetrol blen 1.7 milionë Euro karburant nga kapobanda e Fierit Renato

Përveç “Albpetrolit”, gjatë viteve 2015-2023, ky ka mbajtur monopolin e furnizimit me karburante dhe për bashkitë Fier e Roskovec, ku krye bashkiakët Armando Subashi e Majlinda Bufi, i kanë dhënë në total  11 milionë Euro pa garë.

Rasti i kapobandës së Fierit, Renato Çami (Sali), tregon këtë realitet: SHBA-BE po i kërkojnë Edi Ramës prerjen e burimeve financiare të eksponentëve të botës së krimit, por ai vazhdon u bënë karshillëk, duke i pajisur me licenca e leje ndërtimi, ndërsa ministrat, drejtorët e krye bashkiakët u japin miliona Euro me tenderë./Pamfleti

eltar deda renato çami albpetrol

Lini një Përgjigje