TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia30 Maj 2023, 10:44

Pasi i la 10 vite të bënin batërdi në hipotekë e legalizime, Babloku i quan “Turpi i PS dhe i Qeverisë”

Shkruar nga Pamfleti

Pasi i la 10 vite të bënin batërdi në hipotekë e

Edi Rama vazhdon e bën demagogji me anti-korrupsionin, pasi 12 ish-drejtorët, falsifikatorë e hajdutë të Kadastrës Vlorë, që i quajti “Turpi i PS e Qeverisë”, i ka akoma drejtues në parti e drejtorë në sektorë të tjerë e shefa në Kadastër, madje ata ishin “Nderi i PS” në rreshtin e parë të takimit falenderues për 14 majin. Por Artan Lame çfarë është?

Gjatë takimit të falenderimeve në Vlorë për fitoren e 14 majit, kryeministri Edi Rama, tha: - Hipoteka e Vlorës është turpi i PS të Vlorës dhe turpi i qeverisë; njerëzit e këqij të mos kenë vend në PS dhe në zyrat e qeverisë, pavarësisht se me cilët drejtues kanë lidhje e krushqi”

Kjo deklaratë e Edi Ramës është një shashkë populiste, për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, sikur ai është “engjëll”, që nuk ka ditur asgjë për zullumet e bëra gjatë 10 viteve të tij në pushtet me pronat në bregdetin jugor, në Mifol, Vlorë, Karaburun, Orikum, Himarë, Dhërmi, Borsh, Sarandë, Ksamil e Butrint.

E vërteta është, që Edi Rama jo vetëm ka dijeni për çdo krim të bërë nga kadastrat Vlorë-Sarandë me pasuritë publike e private, por edhe ka lidhje me to, sepse pa dijeninë dhe pa miratimin e tij, nuk është falsifikuar, grabitur, legalizuar e hipotekuar as 1 m2 tokë.

Duke e ditur që nuk guxon askush të thotë të vërtetën, pas 10 vitesh që i la të bënin batërdinë me dosjet e pasurive në Kadastër, Babloku që është “truri” dhe urdhëruesi i kësaj batërdie, i quajti drejtorët dhe zyrtarët e Kadastrës së Vlorës: “Turpi i PS të Vlorës e Shqipërisë që nuk duhet të jenë më në PS e zyra shteti”.

Logjikisht e moralisht, ata nuk duhet të jenë në PS e zyra shteti, mirëpo nga 12 drejtorë, 87 zv/drejtorë e shefa sektorësh që janë ndërruar  në kadastrën e Vlorës gjatë 7 viteve të fundit, vetëm Klodian Troci është arrestuar, ngaqë nuk dorëzonte llokmat te Artan Lame.

Ndërsa gjithë të tjerët, ishin te takimi falenderues i Edi Ramës, si të zgjedhur të PS, si drejtorë e shefa në zyrash shteti në Vlorë, madje edhe në Kadastër e të transferuar zyrtarë në kryeministri, nëpër ministri e drejtori qendrore në Tiranë.

Një gjë bëri sikur harroi të thoshte Edi Rama: që simboli i turpit të PS e qeverisë dhe koka e krimit në Kadastrën Vlorës, Sarandës, Durrësit e të gjithë Shqipërisë është Artan Lame; për të cilin, “Pamfleti” ka paralajmëruar, se Babloku ka bërë gati postin e Drejtorit të “Taskë Forcës së Tokave Bujqësore”./Pamfleti

edi rama babloku artan lame turpi i ps turpi i qeverisë hipoteka legalizime

Lini një Përgjigje