TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 2 Qershor 2023, 11:53

Korçë/ Raqka e fillon mandatin e 4-ët me një tender 4 milionë Euro për pastrimin; 1 milionë Euro më shumë se 2022

Shkruar nga Pamfleti
Korçë/ Raqka e fillon mandatin e 4-ët me një tender 4
Edi Rama dhe Sotiraq Filo

Këtë tender, Raqka e ka publikuar ditën që Edi Rama ishte në Korçë për falënderimet e fitores, ku tha: - “Raqkë, ke bërë çfarë ke bërë deri tani, hiq dorë nga zullumet se nuk të mbroj dot më, mbasi qytetarët na votuan për ndershmërinë e treguar...

Kryetari i Bashkisë së Korcës, Sotiraq Filo, duhej të ishte në burg për shumë afera korrupsioni e vjedhje, të vërtetuara nga KLSH dhe auditi i Ministrisë Financave, bërë me tenderët dhe ankandet që e kalojnë vlerën 100 milionë Euro, por ai do të jetë kryetar deri në vitin 2027.

Duke e ditur që “oreksi vjen duke ngrenë” dhe duke mos u prekur nga drejtësia, Raqka i Korçës e ka filluar mandatin e katërt në krye të Bashkisë, me një tender 4 milionë Euro për pastrimin e qytetit, të shpallur 11 ditë pas votimeve.

Sipas ligjit për pushtetin vendor, Raqkës i ndalohet të shpallë tenderë gjatë periudhës së tranzicionit të mandateve, mbasi nga 14 maji e deri ditën që do të betohet përsëri “për ndershmëri”, ai quhet Kryetar Bashkie në detyrë, me kompetencë vetëm administrimin e aktivitetit administrativ të Bashkisë dhe punët që ka në proces.

Mirëpo Raqka, më 25 maj 2023 ka firmosur vendimin për tenderin e pastrimit të qytetit të Korcës për 3 vite, duke e bërë 1 vit para mbarimit të kontratës, që ka në proces me firmën “Korsel” të “Maksit të plehrave”, siç e quajnë Maksim Fejzulla.

Bie në sy fakti, se fondin limit të tenderit të pastrimit për vitet 2024-2027, ose deri në fund të mandatit të katërt, Raqka e ka shtuar me 1 milionë Euro më tepër se kontrata aktuale e pastrimit.

 

Korçë/ Raqka e fillon mandatin e 4-ët me një tender 4

Nuk e dimë, nëse Raqka e ka shpallur tenderin përpara afateve ligjore të kontratës, për të marrë llokmën paraprakisht, ngaqë tashmë nuk ka Këshillin Bashkiak 100% të PS apo që së shpejti do thirret në SPAK, por ka një koincidencë jo rastësore.

Këtë tender, “Mon Kukaleshi” i Niko Peleshit e ka publikuar ditën që Edi Rama ishte në Korçë për falënderimet e fitores, ku tha: - “Raqkë, ke bërë çfarë ke bërë deri tani, hiq dorë nga zullumet se nuk të mbrojë dot më, mbasi qytetarët na votuan për ndershmërinë e treguar.

Por Raqka e kishte publikuar tenderin pak orë para “këshillës” që i dha Babloku dhe duarkrokiste e buzëqeshte si “i bukuri shejtan”, madje kishte instruktuar një nga vartëset e tij bukuroshe, t’i thoshte Bablokut në mes ta sallës: - “O zemër, unë të dashuroj”./Pamfleti

sotiraq filo tenderi i pastrimit

Lini një Përgjigje