Nuk do jetë çudi, që si me Vehbi Bushatin, të veprohet me të gjithë specialistët dhe drejtuesit e aftë, të drejtë, të përkushtuar e të ndershëm të policisë, gjersa vettingun në polici e bën Ardi Veliu, “ushtari” i Klement Balilit e Talo Çelës, sekseri i “Ndraghet’as” dhe i zhyturi në korrupsion, trafiqe e krime...
Vettingu në Policinë e Shtetit, ka filluar me Vendim nr. 1, datë 24 maj 2023, për shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati, oficer karriere dhe korrekt, me formim e aftësi profesionale të nivelit të lartë të treguara në çdo detyrë.
U shkarkua nga detyra, por nuk u përjashtua nga policia, me vendim të treshes së vlerësimit në Agjencinë Mbikëqyrjes Policore, që për turp të Policisë së Shtetit dhe Partnere e EUROPOL e FBI, drejtohet nga “monstra” Ardi Veliu.
Me këtë vendim, Vehbi Bushatit, këtij oficeri të lartë karriere i bëhet karriera zero dhe humbet përfundimisht, të drejtën për t’u emëruar në detyra më të larta se pozicioni Shef Sektori Anti-krimi në Komisariat Policie, që ka dhe në qytete të vogla.
Vartësit e Ardi Veliut, kanë zbatuar 1 nga 6 pikat e Ligjit nr.12/2018 "Për Vlerësimin e Punonjësve të Policisë së Shtetit”; që nuk besojmë se e kanë bërë nga “meraku për drejtësi e korrektësi në zbatimin ligjit”, por si sebep për të spostuar krye policin Vehbi Bushati.
Sepse logjikisht, është çmenduri, që për një vonesë burokratike pa asnjë lidhje me detyrën, të nxjerrësh jashtë sistemit drejtues policor, një oficer si Vehbi Bushati, ngaqë nuk ka dorëzuar formularët e vetë-deklarimit brenda 30 ditëve.
Kur vetë 3 ministrat e brendshëm Fatmir Xhafaj, Sandër Lleshaj e Bledar Çuçi dhe ish-SHÇBA e drejtuar nga Muhamet Rrumbullaku, pezulluan vettingun për 5 vite, që mos të largoheshin drejtuesit e korruptuar e të lidhur me kriminelë.
Natyrisht që policia nuk do shuhet me shkarkimin e Vehbi Bushatit, por policia shqiptare, po humbet një profesionist me eksperiencë, me aftësi drejtimi e të pa përfolur për punë të pista në asnjë lloj katrahure e pushteti.
Përkundrazi, ai ka marrë vlerësime në trajnimet e partnerëve ndërkombëtarë, ndërkohë që sipas vlerësimit të PAMECA e EUROPOL në vitet 2021-2022, rezulton se 80% e drejtuesve të policisë nga qendra deri komisariate janë të paaftë e 60% të përfshirë në aktiviteteve kriminale.
Sipas ligjit, është e drejtë e tij t’i drejtohet Gjykatës Administrative të Tiranës brenda 45 ditësh, por është absurde, që komisioni largoi nga sistemi drejtues këtë oficer karriere pa asnjë “cen”.
Por nuk shkarkoi Ardi Veliun, një dallkauak e analfabet dhe “llumi” i kupolës së policisë, i përjashtuar prej saj në vitet 2006-2013 për lidhje me bandat e trafikantëve të drogës, klandestinëve, femrave e kontrabandës, mes tyre lidhjet me “Eskobarin” Klement Balili, ndërsa para 2 vitesh i dolën përgjimet si “ushtar” i grupit “Ndraghet’a”.
Skandali bëhet më i rëndë, prej faktit që Ardi Veliu drejton edhe procesin e vettingut, prandaj nuk do jetë çudi, që si me Vehbi Bushatin, të veprohet me të gjithë specialistët dhe drejtuesit e aftë, të drejtë, të përkushtuar e të ndershëm të policisë./Pamfleti

Lini një Përgjigje