TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Qershor 2026, 13:35

Zvërneci, SPAK 'ngriu' llogaritë bankare/ Rama: Bllokimi i transaksioneve arbitrar, të zbardhet origjina e pronës

Shkruar nga Pamfleti
Zvërneci, SPAK 'ngriu' llogaritë bankare/ Rama: Bllokimi i
Edi Rama përballë SPAK

SPAK ka vendosur nën sekuestro preventive llogaritë bankare të ‘Albania Land Development’, kompani e cila zotërohet nga dy sipërmarrësit e njohur nga Katari, vëllezërit Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat, të cilët kanë parashikuar të investojnë së bashku me Jared Kushner-in, dhëndrrin e presidentit amerikan Donald Trump, në ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me hetimin që SPAK ka nisur lidhur me Zvërnecin, por duke e ndarë procedurën në dy anë, sikundër ai u shpreh, pozitive dhe të shëmtuar. Gjatë një konference për mediat, Rama teksa u shpreh i vendosur për vijimin e projektit në Zvërnec, duke e cilësuar rolin e investitorëve si të padiskutueshëm, tha se inkurajon Prokurorinë e Posaçmet ë investigojë mbi origjinën e pronës. Por duke komentuar më tej këtë hetim  të nisur nga SPAK, Rama e konsideroi arbitrar dhe të shëmtuar bllokimin e llogarive bankare, sikundër është njoftuar nga mediat, të “Albania Land Development”.

Sipas Kryeministrit, burimet financiare të investitorëve kanë rezultuar legale, çka e bën të shëmtuar veprimin e SPAK për të bllokuar llogaritë.

Veprimet kanë dy pjesë; atë pozitive që i takon SPAK-ut dhe pjesën e shëmtuar që i takon zëdhënësve të vetofruar të SPAK-ut. Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Për sa kohë ky është një problem i ngritur, me apo pa të drejtë dhe i shumëpërfolur, aq më tepër për sa kohë kjo lidhet me një hetim të nisur sa i takon subjektit, është shumë pozitive që SPAK ta hetojë origjinën e kësaj prone, është e mirëseardhur dhe e nxis këtë hetim.

Pjesa e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetofruar që ndajnë gjysmë të vërteta që janë gënjeshtrat më të mëdha pasi investitorët që sot janë zotëruesit e pronës sipas legjislacionit shqiptar, janë investitorë me reputacion të padiskutueshëm, burimet financiare për të përcjellë pagesën tek zotëruesit e pronës janë investiguar imtësisht nga Agjencia e Pastrimit të Parave në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe kanë rezultuar totalisht legale dhe të ardhura nga institucione financiare me reputacion global.

Kjo çështje, siç është me dy pamje, duhet ndarë në dy pjesë. Investitorët janë në të drejtën e tyre.

Bllokimi i transaksionit nga ana e tyre është tërësisht arbitrar dhe negativ. Bllokimi i kalimit të parave te pronari për të cilin ka dyshime është çështje në të drejtën e organit hetues. E konsideroj pozitiv, sepse investimi vazhdon me pronarët e rinj dhe të ligjshëm dhe në rast se nxjerr një tjetër origjinë prone, ata që kanë të drejtën e asaj prone, mund të marrin ato para dhe të gjitha janë të lumtura përveç palës që ka mashtruar.

Do t’u bëja thirrje zëdhënësve të vetofruar që të mendohen disa herë për të shkruar disa të vërteta sepse cenojnë Shqipërinë.

Dihet kush janë investitorët sepse janë njerëz me reputacion. Unë jam absolutisht i hapur për të diskutuar me këdo që ka pretendime, por duhet të sqarojmë për çfarë janë pretendimet. Nëse janë për pronën, ka rrugën e vet dhe mund të çojë në zgjidhje ideale”, tha Rama.

Më herët mediat njoftuan se SPAK ka vendosur nën sekuestro preventive llogaritë bankare të ‘Albania Land Development’, kompani e cila zotërohet nga dy sipërmarrësit e njohur nga Katari, vëllezërit Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat, të cilët kanë parashikuar të investojnë së bashku me Jared Kushner-in, dhëndrrin e presidentit amerikan Donald Trump, në ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec.

‘Albania Land Development’, rezulton të ketë blerë sipërfaqet e tokës mbi të cilën do të realizohet projekti. Ajo fillimisht, ishte në pronësi të Redi Strugës, i cili pasi e shiti, e emërua një nga tre administratorët e kompanisë, por me të drejtë të kufizuar të firmës. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me veprimet, shumën e vendosur nën sekuestro preventive që është gjetur në llogaritë kambare të kompanisë.

Sekuestro preventive e SPAK-ut, vjen si pjesë e një hetimi të nisur disa javë më parë, mbi titujt e pronësisë në zonën e Zvërnecit. Sipas asaj që deklaroi një ditë më parë kryeministri Edi Rama, investitorët nga Katari, i kanë blerë sipërfaqet e tokës, përmes transaksioneve bankare, nga subjekte dhe individë të pajisur me tituj pronësie.

SPAK ka nisur hetimet kryesisht, ndërsa po vepron me shpejtësi, ndryshe nga raste të tjera kur hetimet zvarriten. Nuk dihet se sa mund të ndikojnë hetimet e SPAK në ecurinë e projektit, që konsiderohet ndër më të mëdhenjtë në fushën e turizmit jo vetëm në Shqipëri, porn ë të gjithë Rajonin, me një vlerë prej 4.5 mld euro. /Pamfleti/

 

spak zverneci rama

7 Komente

  1. H
    Hari

    Une nje pyetje kisha?kaq shume digjen keta zoterinj nga katari apo Amerika apo izraeli,asnje nuk e di te verteten kuptohet,qe te investoj e ne shqiperi? C'ne kaq kruarje e madhe per zvernecin apo sazanin apo kudo qofte tjeter?mire beri qe ja u bllokoi llogarite bankare,Le te presim perfundimet e hetimit,megjithese nuk pres edhe shume shume gjera nga spak,shteti vendos per gjithcka

    1. s
      sam

      sipas report tv i vetmi dokument i zhdukur nga Arshiva e Shtetit eshte ai i klubit Partizani. Me logjike nqs Spak ka vullnet aty e kerkon origjinen e prones. Fallsifikimet dalin rruges. Nqs do merren me hipoteken eshte deshtim.

      1. V
        V.km

        cdo dite rritet me 0.5 miliard euro 8nvestimi. dje ishte 4, sot eshte bere 4.5 miliard..kush e di sa do rritet keto ditet e protestes.

        1. S
          Skandal

          U kujtua ky? Ky Kryeministër qe i ka te gjitha ne varësine e tije hipoteka (ASHK), AZHT etj. e kishte te pamundur te verifikonte pronësine? Sa turp institucionet e tij me ato kalime pronash mashtruan investitorë serioze! Skandal! Shqiptarët denoncojnë çdo dite probleme me hipotekat, dhe tashmë dyshime për regjistrime çregjistrime pronash nga regjistri elektronik lidhur me skandalin e AKSHIT! ASHK dhe AKSHI dy agjensi ne varësi direkte te kryeministrit, po faji është jetim?

          1. M
            Meti

            Po thuajini ketij te gjatit qe nese eshte ceshtje private, perse eshte terbuar dhe ben patriotin, specialistin, juristin inxhinierin arkitektin e gjithshka vetem e vetem per te thene, çfare... ? Nese eshte çeshtje private nuk ka pse i fut hundet kot, pasi ligji ekziston dhe institucionet, qe ne rastin konkret, nuk besoj se do bejne numra, le ta zgjidhin palet vete kete ngerç. Per te gjitha keto sjellje, ai nuk po e kupton osé e ka hall personal shume te madh, ky robi po I jep te kuptoje te gjitheve qe eshte vete ne loje. Kujtojani pak takimet e zhvilluara ne Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ne Aruba dhebpyeteni a kane lidhje keto me kete rast.

            1. r
              rrunpallahanja shqiptare

              Po pse shqetesohet ky i gjati per ngrirjen e llogarive bankare? Ke do te paguajne ata me ato para deri sa SPAK te sqaroje se kush jane pronaret e vertete dhe kush ka bere dallavere me pronat? Hapur dalin qendrime te dyshimta te Rames dhe presione ndaj SPAK qe te beje formalisht ca hetime dhe ne fund te flasin me gjuhen qe do Rama. Ky kujton se njerzit jane budallenj! Lere SPAK te hetoje, te nxjerri te verteten e prones dhe nga vijne ato para (se sa per agjencine e pastrimit te parave, tashme e kemi te qarte punen qe ben) e pastaj normalisht do veje haka tek i zoti, po jo ku te doje e si te doje Rama. Pse i djeg Rames kjo mase e SPAK???? Sipas tij edhe certifikatat e pronesise i ka leshuar ajo Goxhobelli sipas ligjit dhe ska nevoje te hetoje SPAK!!!!!!

              1. M
                M

                O perendi, po ky kashkare. Mor zoteri kur ti miraton lejen e rrethimit te prones , si nuk ke dokument se cilen prone dhe te kujt rrethon. More ik or vizitohu. Shiko shendetin . Ke nevoje. Jep doreheqjen e merru me vehten.

                Lini një Përgjigje