TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Qershor 2026, 11:45

I shoqëruar nga policia, Ilir Meta mbërrin në Skrapar për të përcjellë të atin në banesën e fundit 

Shkruar nga Pamfleti
I shoqëruar nga policia, Ilir Meta mbërrin në Skrapar për
Momenti kur Meta zbret nga furgoni i shoqëruar nga policia e burgut

Ilir Meta ka lënë sot qelinë e burgut '313' dhe ka mbërritur në fshatin Çepan të Skraparit, ku do të zhvillohet ceremonia e lamtumirës për babanë e tij, Rexhep Meta, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.

Kreu i Partisë së Lirisë u largua paraditen e sotme nga ambientet e paraburgimit 313, ku mbahet që prej tetorit 2024. Transferimi i tij drejt Skraparit u krye nën masa të posaçme sigurie.

Shoqërimi i Metës është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me institucionet përkatëse, me qëllim pjesëmarrjen e tij në ceremoninë mortore të të atit.

Sipas programit të përcaktuar, ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 12:00 në Çepan. 

Rexhep Metaj, babai i ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

ilir meta mberrin ne skrapar

Lini një Përgjigje