TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Qershor 2026, 11:02

Gara për drejtues policie në 4 qarqe, zbardhen emrat e 21 kandidatëve

Shkruar nga Pamfleti
Gara për drejtues policie në 4 qarqe, zbardhen emrat e 21
Foto ilustrim

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit po zhvillohet sot procesi konkurrues për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të policisë në qarqet Durrës, Lezhë, Fier dhe Kukës, ku aktualisht ka vende vakante.

Në këtë proces marrin pjesë 21 efektivë policie, të cilët do t’i nënshtrohen testimit dhe vlerësimit nga komisioni përgjegjës. Pas përfundimit të procedurës së konkurrimit dhe intervistimit, kandidatët do të renditen bazuar në pikët e fituara.

Nga lista përfundimtare do të përzgjidhen katër kandidatët me rezultatin më të mirë, të cilët do të emërohen në krye të drejtorive vendore të policisë në këto qarqe.

Ndërkohë, pozicionet drejtuese në qarqet Tiranë dhe Vlorë mbeten ende të paplotësuara. Për këto dy drejtori pritet të zhvillohet një procedurë e veçantë konkurrimi në një fazë të mëvonshme.

Lista e kandidatëve:

Adriatik Tafçiu
Arjanit Arapi
Artion Duka
Ermal Muçaj
Ervin Hodaj
Erzen Cera
Gjovalin Loka
Ndue Doçi
Xhevahir Karaj
Alfred Nomani
Alfred Elezi
Alket Shatro
Arben Nasufi
Ardrit Elmazi
Dashamir Spaho
Edvin Ndreu
Erion Ahmeti
Hergis Jica
Lorenc Shehu
Lorenc Meta
Ylli Doda

drejtues policie gara 4 qarqe 21 kandidate

Lini një Përgjigje