Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho, tha se SPAK po përballet me një volum në rritje të punës dhe me hetime gjithnjë e më të ndërlikuara, ndërsa grupet kriminale po përdorin metoda të reja për të shmangur goditjen nga drejtësia.
Gjatë një konference me ministrin e Drejtësisë, ku u prezantuan edhe rekomandimet e qeverisë kundër krimit, Braho theksoi se korrupsioni i nivelit të lartë, krimi i organizuar, pastrimi i parave, përdorimi i kriptovalutave dhe komunikimet e enkriptuara kërkojnë kapacitete më të specializuara nga institucionet ligjzbatuese.
“SPAK është përballur me ngarkesë pune më të madhe, me çështje më komplekse, me pritshmëri më të larta publike dhe forma kriminaliteti që ndryshojnë shpejt. Korrupsioni i nivelit të lartë, krimi i organizuar, pastrimi i parave, kriptovalutat, komunikimet enkriptuara kërkojnë përgjigje institucionale më të specializuar, më teknike dhe më të qëndrueshme. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mund të kufizohet vetëm tej ndjekja e autorëve individuale, por duhet të synojë strukturat, mekanizmat e përfitimit, rrjetet mbështetëse, pasuritë që pasurojnë nga veprimtaritë kriminale. Për këtë arsye hetimi financiar dhe pasuror do të jetë pjesë thelbësore e punës tonë. SPAK do forcojë qasjen pro aktive në hetim. Krimi i organizuar nuk pret të referohet, ai duhet identifikuar, analizuar dhe goditur përmes inteligjencës kriminale, analizës financiare, bashkëpunimit ndërkombëtare dhe përdorimit të mjeteve moderne. Kjo kërkon prokurorë të specializuar, hetues të përgatitur, analistë financiar dhe ekspertë”, tha Braho.
Sipas kreut të SPAK, goditja e krimit të organizuar nuk duhet të kufizohet vetëm te autorët e veprave penale, por edhe te rrjetet mbështetëse, mekanizmat e përfitimit dhe pasuritë që burojnë nga aktivitetet kriminale. Ai vuri theksin te rëndësia e hetimeve financiare dhe pasurore si pjesë e strategjisë së institucionit.
Braho u ndal edhe te nevoja për më shumë burime financiare, duke argumentuar se sfidat e reja kërkojnë investime shtesë në kapacitetet njerëzore dhe teknike të drejtësisë.
“Është e rëndësishme që sfidat e reja të shoqërohen me mbështetje të reja buxhetore, Kjo mbështetje nuk duhet parë si privilegj institucional, por si investim në aftësitë e institucioneve të drejtësisë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave në mënyrë sa më efektive”, tha ndër të tjera Braho.
filloj dhe ky te ankohet se ka disa muaj qe fle dhe areston vetem peshq te vegjel...barkthate ne ruge te gabuar per mbijetese....ndoshta dhe dike qe e ben per hall...kush tju paguaj ata qe sduan te egzistoni apo PERENDIMORET QE JU PAGUAJNE NGA TAKSAPGUESIT E TYRE dhe presin rezultate....AMERIKANET presin rezultate ju arestoni vetem cironkat vunerabel....nuk pipetin njeri ne kte vend nese politika nuk eshte e perfshire ne afera te pista...nuk ka popull qe e beson kte...aq me pak perendimoret qe i kan kaluar ne kurizin e tyre kto para nesh....