Inspektorati i Përgjithshëm ka reaguar pas zjarrit të madh që përfshiu pallatin “Arlis” në Tiranë, duke urdhëruar ngritjen e një grupi pune për verifikimin e shkaqeve të ngjarjes.
Përmes urdhrave nr. 90 dhe nr. 91, datë 14.04.2026, është vendosur kryerja e një inspektimi të menjëhershëm pranë subjekteve private që operojnë në këtë pallat, me qëllim zbardhjen e rrethanave që çuan në shpërthimin e zjarrit.
Sipas njoftimit, inspektimi do të realizohet nga trupat inspektuese të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial, si dhe nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Grupi i punës do të ushtrojë kontrolle në ambientet e pallatit, pranë zonës së njohur si “Farmacia 10”, ndërsa pritet të dokumentohen dhe raportohen të gjitha gjetjet që lidhen me këtë ngjarje.
Autoritetet synojnë të përcaktojnë përgjegjësitë dhe të sqarojnë shkaqet që çuan në zjarrin që shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesë.
Lini një Përgjigje