TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2026, 18:30

Zjarr i madh në Panaja të Vlorës; era e fortë përkeqëson situatën; terreni vështirëson ndërhyrjen

Shkruar nga Pamfleti
Zjarr i madh në Panaja të Vlorës; era e fortë
Zjarri në Panaja të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje zonën e fshatit Panaja në Vlorë, ndërsa era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.

Zjarri po djeg bimësi dhe shkurre, ndërsa flakët po avancojnë me intensitet drejt kodrave dhe zonave me ullishte, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të mbjella.

Situata paraqitet problematike edhe për shkak të terrenit të vështirë, i cili po pengon ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse për shuarjen e flakëve me ujë.

Për momentin, efektivët zjarrfikës po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit me mjete rrethanore, ndërsa era e fortë vijon të favorizojë përhapjen e mëtejshme të flakëve në zonë.

zjarri në panaja të vlorës

Lini një Përgjigje