TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2026, 22:35

Zhdukja e Vis Martinajt, Artan Hoxha: Familja e di cili është personi i fundit që e ka parë

Shkruar nga Pamfleti
Zhdukja e Vis Martinajt, Artan Hoxha: Familja e di cili është personi
Ervis Martinaj dhe Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka bërë deklarata të forta lidhur me fatin e Ervis Martinajt, duke thënë se ai nuk është më gjallë. Hoxha deklaroi se personi i fundit që ka takuar Martinajn ka qenë Jeton Lami.

Njeriu i fundit që ka takuar Ervis Martinajn është Jeton Lami. Ky njeri, kur u dorëzua, shkoi te drejtori i përgjithshëm dhe foli me të, por ne nuk e dimë çfarë është thënë”, deklaroi gazetari.

Sipas Hoxhës, ish-drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano pësoi pasoja për këtë çështje, duke u shkarkuar nga detyra.

“Gledis Nano nuk tha ndonjëherë çfarë foli me Jeton Lamin. Babai i Ervis Martinajt priste që ky njeri të thoshte diçka. Gjithçka aty është zinxhir”, u shpreh në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Gazetari u tregua ironik ndaj pretendimeve se Martinaj mund të jetë ende gjallë.

“Nëse një ditë Kim Kardashian do të drejtojë emision gatimi, aq mundësi ka Ervis Martinaj të jetë gjallë. Është qesharake”, deklaroi Hoxha.

hoxha martinaj fati

Lini një Përgjigje