TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2026, 18:58

“Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”, policia publikon planin e masave; akset rrugore që bllokohen, oraret dhe datat

Shkruar nga Pamfleti
“Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”, policia
Ilustrim

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave që ka marrë për mbarëvajtjen e turit çiklistik të Shqipërisë që do të zhvillohet nga 18 deri në 22 maj.

Në aktivitet do të marrin pjesë skuadra çiklistike nga Shqipëria, vendet e Ballkanit dhe Europa.

Nisur nga fakti se Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë do të përshkojë disa nga akset dhe qytetet kryesore të vendit, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, i cili do të angazhojë strukturat vendore të Policisë, shërbimet e Policisë Rrugore dhe strukturat mbështetëse, me objektiv garantimin e rendit publik dhe sigurisë rrugore, eskortimin e çiklistëve dhe mbarëvajtjen e aktivitetit gjatë gjithë itinerarit.

Itinerari i etapave do të jetë si më poshtë:

-Etapa I-data 18.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Zogu i Parë” – rruga “Dedë Gjo Luli” – rruga “Myslym Shyri” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – rruga “Lekë Dukagjini” – rruga “Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergj Fishta” – Unaza e Madhe – autostrada Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthimi për në Milot – finishi në Lezhë.

-Etapa II-data 19.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë – finishi në Elbasan.

-Etapa III-data 20.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Elbasan–Belsh–Kuçovë–Lushnjë–Unaza e Fierit – finishi në Vlorë.

-Etapa IV-data 21.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Vlorë–Tuneli i Llogarasë–Himarë–Kuç–Lepincë–Kotë – finishi në Vlorë.

-Etapa V-data 22.05.2026

Orari i bllokimit: 10:00

Vlorë–Rrethrrotullimi i Lushnjës – finishi në Fier.

Policia e Shtetit apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe rekomandon përdorimin e akseve alternative në segmentet ku do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit.

turi çiklistik policia masat

Lini një Përgjigje