TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2026, 15:00

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojme:

GJKKO rikthen në qeli Lefter Kokën, por ai rezulton jashtë vendit dhe vendimi nuk ekzekutohet dot, ndërsa i kanë mbetur edhe rreth 6 muaj burg për çështjen e Inceneratorit të Tiranës.

SPAK ka marrë të pandehur tre anëtarë të dyshuar të grupit “Bajri”, Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka, për planifikimin e një atentati ndaj Aleksandër Prendit dhe familjes së tij.

RENEA ka zhvilluar kontrolle në Mirditë në kërkim të Elson Reçi, por ai nuk është gjetur, ndërsa rezultoi se në vend kishte hyrë vetëm vëllai i tij.

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Plaurent Dervishaj për përjashtim të trupës gjykuese, ndërsa procesi ndaj tij për atentatin e Shkozetit vijon, ku është përfshirë edhe Aleksandër Laho dhe janë kërkuar dënime të rënda nga SPAK.

Klevis Hoxhosmani, i "forti" VIP kapet me 'iPhone 17 Pro Max' në burgun e Durrësit.

Në Tiranë është arrestuar edhe Marcel Liçaj, i kërkuar për trafik narkotikësh në BE, ndërsa në Durrës është kapur Florian Brahaj për një atentat të vitit të kaluar.

Përndiqte ish-të dashurën, Prokuroria e Fierit përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim policin.

Në Mbretërinë e Bashkuar, shqiptari Arqile Voci është dënuar me 18 muaj burg pasi u kap në një plantacion droge me 184 bimë kanabisi.

Nga Bangkoku në Milano me drogë në valixhe... 21-vjeçari shqiptar arrestohet në Itali pasi u kap me 19 kilogramë marihuanë të cilësisë së lartë.

Ndërkohë, në SHBA, dy persona humbën jetën pasi një avion i vogël u përplas me një banesë në Ohajo, duke shkaktuar zjarr dhe evakuime në zonë. 

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje