Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore, ku ndër të tjera veçojmë:
Edi Rama ndodhet në Tallinn për pjesëmarrje në Lennart Meri Conference 2026, ku po diskutohen BE, NATO dhe lufta në Ukrainë.
Ai ka zhvilluar takim me kryeministrin estonez Kristen Michal dhe pritet të takohet edhe me presidentin Alar Karis.
Ndërkohë, në Durrës kanë nisur hetimet për fundosjen e pallateve në projektin Durrës Marina, ndërsa prokuroria po verifikon shkeljet në ndërtim.
Gjykata ka rikthyer në burg ish-ministrin Lefter Koka, por ai nuk është gjetur pasi ndodhet jashtë vendit dhe duhet të vuajë edhe rreth 6 muaj dënim për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
SPAK ka marrë të pandehur tre anëtarë të grupit “Bajri” për tentativë vrasjeje ndaj Aleksandër Prendi, ndërsa në Mirditë RENEA ka kërkuar pa sukses të kapë të shumëkërkuarin Elson Reçi.
Në Kosovë, komisionerja e BE-së Marta Kos zhvilloi vizitë zyrtare me fokus integrimin evropian dhe zgjedhjet e ardhshme.
Në arenën ndërkombëtare, Donald Trump përfundoi vizitën në Kinë, ndërsa Shqipëria u kualifikua në finalen e Eurovision Song Contest 2026 me këngën “Nân” të artistit Alis.
Lini një Përgjigje