TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2026, 10:07

GJKKO vendosi ta rikthejë në qeli, Lefter Koka prej muajsh jashtë Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
GJKKO vendosi ta rikthejë në qeli, Lefter Koka prej muajsh jashtë
Lefter Koka

Apeli i GJKKO ka vendosur dje rikthimin në burg të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Vendimi ende nuk është ekzekutuar ende pasi Koka rezulton prej muajsh jashtë territorit të Shqipërisë.

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e Kokës me 2 vite burg, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Megjithatë, Apeli ndryshoi pikën e vendimit që parashikonte shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke vendosur rikthimin e saj në fuqi.

Sipas përllogaritjeve, Lefter Kokës i kanë mbetur edhe rreth 6 muaj vuajtje dënimi në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës.

SPAK thotë se zyrtarët në bashkëpunim me ministrin e Mjedisit të kohës, Lefter Koka, kanë shpërdoruar detyrën gjatë lidhjes së kontratës së koncesionit të gushtit 2017, për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës në Sharrë, me një kosto investimi të parashikuar prej 128.2 milionë euro pa TVSH.

Zyrtarët propozuan dhënien e bonusit për shoqërinë pa një raport të kostove të projektit. Sipas SPAK, shoqëria e biznesmenit Klodian Zoto, u ndihmua në të gjitha procedurat, nga zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, duke u vënë në dijeni paraprakisht për rrethanat e konkurrimit, që të shpallej fituese.

Lefter Koka u arrestua në dhjetor 2021, fillimisht për Inceneratorin e Elbasanit, por gjatë hetimeve u gjet përgjegjës edhe për impiantet e Fierit dhe Tiranës,

Ai u lirua nga qelia në dhjetor të vitit 2025, pasi për Elbasanin fitoi lirinë me kusht, për Fierin kishte kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit, ndërsa për Tiranën GjKKO e vlerësoi dënimin të shlyer gjatë kohës së paraburgimit.

lefter koka prej muajsh jashtë shqipërisë

Lini një Përgjigje