TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2026, 07:02

Mos harroni çadrat! Mësoni si do të jetë moti këtë të premte

Shkruar nga Pamfleti
Mos harroni çadrat! Mësoni si do të jetë moti
Mësoni si do të jetë moti këtë të premte

Këtë të premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare në të gjithë territorin.

Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e shiut me intensitet të ulët do të jenë të pranishme që në orët e para të mëngjesit përgjatë vijës bregdetare dhe në ultësirën perëndimore. Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites, reshjet pritet të zhvendosen kryesisht në zonat malore të vendit.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe në lugina pritet të arrijë deri në 14 m/s.

Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 2 deri në 3 ballë.

Lini një Përgjigje