Ish-deputeti Petro Koçi duke komentuar rezolutën e miratuar me konsensus nga mazhoranca dhe opozita ditën e sotme në Parlament, paralajmëroi zhvillime të reja të rëndësishme.
Sipas Koçit, ky konsensus mes të dyja palëve është një tregues se opozita dhe mazhoranca mund të dakordësohen për të bërë ndryshëm kushtetuese. Një nga ndryshimet e përmendura nga ish-deputeti socialist ishte shkurtimi i numrit të deputetëve në Kuvend, gjë për të cilën Koçi tha se palët mund të arrijnë një pakt.
“Të gjithë e dimë që rezolutat parlamentare nuk është se nga pikëpamja kushtetuese kanë ndonjë rëndësi sipërore, por duhet marrë si një gjest pozitiv. Ndërsa, nga ana tjetër, sigurisht që është normale që të gjithë të kemi pikëpyetje lidhur me të ardhmen. Pra, çfarë mund të paralajmërojë konsensusi mes të dyja palëve? Sepse të gjithë do ta kishin frikë një “21 prill 2008” të ripërsëritur me Parlamentin, me numrin e deputetëve të Parlamentit. Sigurisht nga publiku mund të pritet pozitivisht, por nëse do të kemi një reduktim drastik dhe që shoqërohet edhe me një ligj zgjedhor problematik lidhur me mundësinë e futjes në Parlament të rrymave politike të reja, sigurisht që ky do të ishte një hap i rrezikshëm.
Mendoj që një reduktim drastik i Parlamentit do të duhet të shoqërohet pastaj dhe me disa parametra të tjerë kushtetues që të mbajnë të paktën hapësirat kushtetuese të pluralizmit në nivele normale. Sepse një bipolaritet i paracaktuar në Kushtetutë nuk mendoj se është një gjë shumë pozitive. Unë jam në parim për ta reduktuar numrin e parlamentarëve në Kuvend, por kjo do parë me shumë kujdes. Pra, numri nuk duhet të reduktohet në mënyrë drastike, por duhet shoqëruar edhe me masa të tjera”, tha Petro Koçi në “Off the Record” në A2CNN.
Shko moj Leshko! Telishmene me gjithe dokrrat e tua! Detyrimin ndaj fëmijëve e familjes aty i ke folu ballazi. Popullit u detyrohesh moj zarbe me vila jo vetëm për pagën por edhe për përfitimet, për abuzimin me postin. Paske deleguar punët ti, po zbrisje poshtë atëherë pse rrijë drejtoreshë e madhe.