TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2026, 18:22

Këshilli i Medias dënon sulmet e Kryemadhit ndaj gazetares Lindita Çela: Boll me presione dhe intimidime

Shkruar nga Pamfleti
Këshilli i Medias dënon sulmet e Kryemadhit ndaj gazetares Lindita
Lindita Çela

KSHM: Akuzat dhe aludimet pa fakte ndaj gazetarëve janë presion ndaj medias dhe tentativë për të delegjitimuar gazetarinë profesionale

Këshilli Shqiptar i Medias ka reaguar pas deklaratave të Monika Kryemadhit ndaj gazetares Lindita Çela, duke i cilësuar ato si sulme të papranueshme ndaj medias dhe integritetit profesional të gazetarëve.

Përmes një reagimi publik, KSHM shpreh shqetësim për akuzat dhe aludimet e bëra nga ish-deputetja ndaj gazetares së Shteg.org, duke theksuar se deklarata të tilla përbëjnë presion ndaj gazetarëve dhe cenojnë klimën e lirisë së medias.

Debati nisi pasi Monika Kryemadhi përmendi publikisht gazetaren Lindita Çela gjatë një interviste televizive, ku foli për investigimin mbi aferën CEZ-DIA.

Historia e CEZ-DIA-s ka filluar nëpërmjet një shkrimi që është bërë nga Lindita Çela, të cilin e ka marrë nga Lulzim Basha si shkrim”, deklaroi Kryemadhi.

Pas kësaj deklarate reagoi Këshilli Shqiptar i Medias, i cili thekson se sulmet nominale ndaj gazetarëve pa paraqitur prova përbëjnë përpjekje për të delegjitimuar gazetarinë profesionale.

Sullet, akuzat dhe aludimet e pabazuara në fakte, sikurse dhe përpjekjet për të cenuar integritetin profesional të një gazetareje pa ofruar fakte, përbëjnë thjesht një presion ndaj gazetarëve dhe tentativë për të delegjitimuar gazetarinë profesionale, çka është e papranueshme në një shoqëri demokratike”, thuhet në reagimin e KSHM.

Këshilli Shqiptar i Medias i është bashkuar gjithashtu thirrjes së Aleancës për Gazetari Shqiptare ndaj aktorëve politikë dhe publikë që të tregojnë përmbajtje në gjuhën publike dhe të respektojnë rolin e medias në informimin e qytetarëve dhe garantimin e llogaridhënies.

Reagimi i KSHM

Këshilli Shqiptar i Medias shpreh shqetësim për sulmet nominale nga ish-deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, znj Kryemadhi, kundër gazetares Lindita Çela.

Sulmet, akuzat dhe aludimet e pabazuara në fakte, sikurse dhe përpjekjet për të cënuar integritetin profesional të një gazetareje pa ofruar fakte, përbëjnë thjesht një presion ndaj gazetarëve dhe tentativë për të delegjitimuar gazetarinë profesionale, çka është i papranueshëm në një shoqëri demokratike.

KShM i bashkohet thirrjes së AGSh ndaj të gjithë aktorëve politikë e publikë që të tregojnë përmbajtje në gjuhën publike dhe të respektojnë rolin e medias si garant i informimit të publikut dhe llogaridhënies demokratike.

KShM rekomandon që shqetësimet për shkelje etike të zgjidhen përmes anikimimit pranë organeve të vetërregullimit, përkatësisht Aleancës së Mediave Etike (ku dhe media Shteg.org është anëtare) dhe Këshillit Shqiptar të Medias, përmes këtij linku: https://aleancaetike.media/ame/    

lindita Çela media kryemadhi

2 Komente

  1. B
    Bob

    Mona, SHURRAQA dhe BREKEGRISURA, SPAK mos ta lere te llomotisi neper studjo, por ta fusi brenda si LIKE KOKEMADHIN por ne keto raste fajin e kane edhe studjot qe e ftojne.

    1. T
      Tony

      Keep in mind people, all those bastards will end up only with a slap on the wrist, after will be finished the game 'did wet the tail or didn't wet the tail the duck.

      Lini një Përgjigje