Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera vecojme:
Debati për integrimin europian ka ndezur Parlamentin shqiptar, ku opozita dhe mazhoranca u përplasën fort për raportet ndërkombëtare mbi korrupsionin, klimën e investimeve dhe procesin drejt Bashkimit Europian. Opozita akuzoi qeverinë për klientelizëm, kapje institucionesh dhe dështim në reforma, ndërsa socialistët mbrojtën progresin e Shqipërisë në negociatat me BE-në. Megjithate, te dyja palet votuan me 114 vota pro rezoluten e perbashket per integrimin. Megjithate, seanca u shoqërua edhe me tensione brenda vetë mazhorancës dhe replika të ashpra mes deputetëve.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato zhvilloi një takim me kreun e GJKKO-së, Erion Bani. Takimi vjen në një moment sensitiv për drejtësinë shqiptare, ndërsa nuk dihen ende temat e diskutuara.
Ndërkohë, Apeli i GJKKO-së riktheu në burg ish-ministrin Lefter Koka për aferën e Inceneratorit të Tiranës. Ai do të duhet të kryejë edhe 6 muaj burg. Nga ana tjetër, Belinda Balluku ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për heqjen e pezullimit nga detyra.
Në Kosovë shpërtheu një tjetër skandal. Zv.ministri i Financave, Hysni Mehani, deklaroi se është dhunuar nga kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku. Ngjarja shkaktoi reagime të forta politike, ndërsa policia ende nuk ka dalë me një version zyrtar.
Në arenën ndërkombëtare, SHBA vijon armatosjen e Kosovës me raketa Javelin dhe autoblinda, ndërsa kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis paralajmëroi nga Gjermania se Europa rrezikon të humbasë rolin global nëse nuk forcon ekonominë dhe sigurinë e saj.
Në Kinë, takimi mes Donald Trump dhe Xi Jinping u dominua nga tensionet për Tajvanin, me Pekinin që paralajmëroi se çështja mund të çojë në konflikt mes dy vendeve.
Ndërsa në Britani, ministri i Shëndetësisë Wes Streeting dha dorëheqjen duke deklaruar se ka humbur besimin te kryeministri Keir Starmer, çka ka thelluar krizën politike brenda Partisë Laburiste.
Lini një Përgjigje