TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2026, 15:40

Afera me inceneratorët, Apeli rikthen në qeli Lefter Kokën

Shkruar nga Pamfleti
Afera me inceneratorët, Apeli rikthen në qeli Lefter Kokën
Lefter Koka

Ish-ministri i Mjedisit do të duhet të kryejë edhe 6 muaj burg...

Ish-ministri i Mjedisit Lefter koka do të rikthehet në qeli. Apeli i GJKKO ka dhënë sot vendimin për Inceneratorin e Tiranës dhe Lefter Koka do të duhet të kryejë edhe 6 muaj burg.

Sipas vendimit, Lefter Koka, Bledar Karoli, Taulant Tushe, Namik Simixhiu, Fatjon Murataj dënohen me 3 vite burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 2 vite, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Valbona Ballgjini dënohet me 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar i konvertohet në shërbim prove. Sidita Kopliku, 1 vit e 6 muaj burg, 1 vit me gjykim të shkurtuar, konvertohet në punë publike.

Trupi gjykues me kryesuese Ilirjana Olldashin dhe anëtare Nertina Kosova dhe Daniela Shirka, ndryshon kështu vendimin pjesërisht për Lefter Kokën, për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke e kthyer në burg. Me vendimi e sotëm Lefter Kokës i kanë mbetur edhe 6 muaj burg.

Po ashtu vendimi ndryshon edhe për Jetmir Llapaj, të cilin Apeli e shpalli fajtor për shpërdorim deryre në bashkëpunim. Llapaj dënohet me 1 vit burg, 8 muaj burg me gjykim të shkuetuar.

Në prill të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme shpalli vendimin për Inceneratorin e Tiranës duke dhënë në total 15.6 vite burg për 7 të pandehur nga 26 vite që kishte kërkuar SPAK. Lefter Koka u dënua me 3 vite burg nga 4 që kërkoi Prokuroria e Posaçme. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi i zbriti në 2 vite, kohë që u konsiderua e shlyer me qëndrimin në paraburgim. Por Apeli e zhbëri pjesën e vendimit për shuarjen e masës së sigurisë dhe Koka duhet të rikthehet sërish në burg.

Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u la i lirë më 11 dhjetor 2025. Ishte gjyqtari i GJKKO, Bib Ndreca, ai që hoqi pengesën e fundit të Lefter Kokës drejt lirisë, që lidhej me inceneratorin e Fierit. Për këtë dosje, ish ministri ndodhej në burg që prej 29 marsit 2022 dhe për GJKKO afati 3-vjeçar i paraburgimit që lejon Kodi tashmë kishte kaluar dhe gjykimi i mëtejshëm duhej të vijonte në liri.

Për inceneratorin e Fierit Lefter Koka u dënua me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burgim për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, por ende nuk ka një vendim të formës së prerë pasi dosje u rikthye në Gjykatën e Apelit nga Gjykata e Lartë.

Por duket se vendimi sot për inceneratorin e Tiranës rikthen në qeli Kokën. 

koka incenerator

2 Komente

  1. O
    Olsi

    Tallje me popullin keta kane vjedhur miliarda lek ja hedhin me 3-4 vite burg sikur kane bere nje vjedhje ordinere jane denuar sa per tu zene syte njerzeve tani thote i kane mbetur edhe 6 muaj Kush eshte Drejtesia ?

    1. P
      Pak nga të gjitha

      Po çdo të thotë shperdorim detyre … kanë vjedh app s’kanë vjedh janë korruptuar a jo ? Shperdorim detyre ???? Palidhje ish të korruptuarit vazzhdojnë me paaftësinë e tyre.

      Lini një Përgjigje