Genta Tafa Bungo është betuar mes tensioneve si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Ajo ishte sot në seancën plenare parlamentare për të bërë betimin, por në momentin që u thirr nga kreu i Kuvendit Niko Peleshi, deputetët e PD u çuan në këmbë duke hedhur akuza. Gjithsesi ajo vijoi me formulën e betimit dhe nga sot është Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Kur u shpall Reforma në Drejtësi, qytetarëve iu tha se për herë të parë do të ndodhte një “spastrimi moral” i elitës gjyqësore. Në shoqëri u ngjall shpresa se më në fund do të dilte në pah një brez i ri gjyqtarësh e prokurorësh, i përzgjedhur sipas integritetit dhe transparencës.
Mirëpo tani që ka përfunduar procesi i Vetingut, vijojnë të shtohen pikëpyetjet se sa i drejtë ka qenë ai proces.
Olsi Komici, anëtar i KPK sot është deputet i Partisë Socialiste. Ai u katapultua nga Komision i Pavarur i Kualifikimit te salla e Parlamenti. Pra një lloj shpërblimi.
Holta Zaçaj, ish anëtare e Gjykatës Kushtetuese, u emërua nga Partia Socialiste anëtare e Këshilit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Ndërkohë Genta Tafa Bungo, ish-anëtare e KPK, u bë Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Lini një Përgjigje